Mediat greke kanë publikuar videon e kamerave të sigurisë, ku shfaqet shqiptari në momentet e takimit me studenten e vr.arë greke Eleni Topaloud, në natën e 27 nëntorit në Rodos.
Shqiptari takohet me studenten dhe më pas largohen së bashku, pak para se ajo të vr.itej me një shufër hekuri në kokë.
Studentja greke u vr.a nga dy të rinjtë, pasi refuzoi kërkesën e 19-vjecarit shqiptar dhe të mikut të tij grek 21-vejçar për të shkuar në shtëpinë e këtij të fundit dhe të kryenin marrëdhënie seksuale.
Pasi e goditën me një shufër hekuri pas koke, të rinjtë e hodhën vajzën në det pasi e pandehën të vd.ekur. Por sipas raportit mjeko-ligjor, e reja vd.iq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke.