Arrestimi i Lefter Kokës, shpallja non-grata dhe largimi nga skena i Vangjush Dakos, tensionet Xhaferraj-Bylykbashi në PD. Të gjitha këto zhvillime e kanë bërë të paparashikueshëm rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit në bashkinë e Durrësit.
Bashkia aktualisht drejtohet nga nënkryetari, pasi kryetarja Valbona Sako dha dorëheqjen pak muaj pasi mori detyrën, si pasojë e disa komenteve të palumtura për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Partia Demokratike mund të kishte një shans real për të fituar pas shumë vitesh bashkinë, por një kandidat i përbashkët i “Foltores”, Agron Dukës dhe LSI do të bënte këtë shans të pamundur.
Megjithatë, duke parë rezultatet e 4 zgjedhjeve të fundit, dy parlamentare dhe dy vendore, është e lehtë të kuptohet se balanca e majtë-e djathtë është në ekuilibër në Durrës.
BASHKIA DURRES
Zgjedhjet parlamentare 2021
PS 52293 vota
PD 43478 vota
LSI 6155 vota
Zgjedhjet vendore 2019 (vota për partinë)
PS 33,112
BINDJA D. 1,443
PD-LSI Bojkot
Zgjedhjet parlamentare 2017
PS 48.288 vota
PD 27.467 vota
LSI 17.364 vota
Zgjedhjet vendore 2015 (vota për partinë)
PS 27,642
PD 25,439
LSI 22,442