Ditën e sotme ka nisur me debate të ashpërta mbledhja e Komisionit të Medias.
Temë e diskutimit ishte dhuna ndaj gazetarit të RD-së në protestën e 26 majit të organizuar nga opzita e bashkuar.
Kryetarja Albana Vokshi e ka cilësuar të qëllimshme dhe ka kërkuar që të firmoset një deklaratë që dënon dhunën ndaj Bledi Kasmit.
Debatet te Komisioni i Medias
Luçiano Boçi: Kronikë e paralajmëruar e vdekjes së drejtësisë. Vëllai i ministrit dërgohet pa asnjë procedurë jashtë Shqipërisë, nuk dihet ku është regjistruar zëri, por nuk janë kryer procedurat; dorëzimi i telefonave apo edhe mjeteve të tjera. Përgjimi ishte një investigim gazetaresk, ndaj atij gazetari ka kërcënime dhe presione. Nuk mund të vijohet më kështu, duhet një zgjidhje politike. Opozita nuk po pengon negociatat, por po thotë të vërtetën.
Fidel Ylli: Këtë konferencë shtypi mund ta bënit në selinë e PD, jo këtu, ne jemi të detyruar që t’u respektojmë. Po çfarë je ti, Zoti je? Je kryetarja dhe kaq. Jam sportist unë me adrenalinë… do të dëgjoj ty unë këtu.
Albana Vokshi: Me arrogancë nuk ecni dot
Fidel Ylli: Ne gazetarit i urojmë shërim të shpejtë, ai i di më mirë detyrat e gazetarit, por pasi dështuat në protestë vajtët dhe futët kokën te policia. Gazetari mos shkojë atje, por të rrijë të bëjë punë dhe jo të shkulë hekurat, ku e njohu polici?
Albana Vokshi: Duhet të mbroni lirinë e mediat dhe gazetarët
Fidel Ylli: Janë vrarë njerëz në bulevard
Albana Vokshi: I çoi kryetari juaj, mish për top. Nuk e kuptoni ca do bëni iu ka kapur paniku
Fidel Ylli: Deri në 28 qershor ju do të bëni të pamundurën të mos hapen negociatat.
Albana Vokshi: Hiqni Xhafën këtë bëni
Valentina Duka: U godit Bledi Kasmi, gazetar i një gazete shumë të rëndësishme, tribunës demokratike. Gazetari u godit ne krye te detyres./Ekskluzive.al