Ashtu siç edhe e paralajmëroi Prapaskena një ditë më parë, prokurori i SPAK-ut Altin Dumani ka marrë të pandehur Elona Gogon (Bicin) për aferën e rrugës Kardhiq-Delvinë, tender të cilin Belinda Balluku tentoi t’ia jepte hajdutit Rrok Gjoka, ndërsa Bici dhe shefat e saj ia dhanë Vëllezërve Hysa, pasi kishin dhënë një pazar më të mirë.
Elona Bici është motra e Dallëndyshe Bicit, shefe e IKMT-së, e përfshirë në një sagë aferash dhe skandalesh, ndërsa ka fshehur të paktën tre vila dhe apartamente.
Elona Bici ka punuar më parë tek Pronat, ndërsa më pas tek Autoriteti i Rrugëve, duke vepruar gjithnjë në hije. Ajo ka kryesuar Komisionin e Vlerësimit të Ofertave në ARRSH, duke i dhënë tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë kompanisë Vëllezërit Hysa.
Kujtim, Besnik dhe Flutura Hysa, bashkëpronar të kompanisë Vëllezërit Hysa, me nipt K12911201C, njihen si vëllazëria mafioze me disa dosje në SPAK për korrupsion, mashtrim me zbatimin e kontratave, krime mjedisore etj.
Vetëm me lëvijzen e ofertës janë ndarë të paktën 4 milionë euro.
Bici është fundosur nga anëtarët e tjerë të KVO, të cilët kanë dëshmuar se kanë firmosur nën ndikimin e saj dhe njerëzve të tjerë me pushtet, duke ndarë miliona euro para publike.
Në garë ka marrë pjesë oligarku dhe hajduti epik i fondeve publike Rrok Gjoka, duke paraqitur dokumente false për realizimin e punimeve për Rrugën e Arbërit. Gjoka ka paraqitur një ofertë 4 milionë euro më të ulët se sa Hysa.
KLSH dhe SPAK kanë konstatuar se nuk duhej të shpalleshin fitues Vëllezërit Hysa, por Gjoka. Në fund e pandehur është marrë vetëm Elona Bici, ndërsa kokat e korrupsionit që kanë marrë miliona euro para publike, kanë shpëtuar.
Sipas SPAK Elona Gogo, ish-kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me ligjin skualifikoi nga gara kompaninë Gjoka, duke favorizuar atë fituese.
Gogo, e cila ka mbajtur pozicione të ndryshme ne administratën publike dhe institucione të rëndësishme shtetërore, u paraqit në institucionin e akuzës dy ditë më parë e shoqëruar nga avokati i saj Sokol Hazizaj.
Pasi është njohur me aktet, ka deklaruar se brenda afatit 10 ditor do të paraqesë argumentet e saj kundër akuzës.