Edhe 120 mijë euro, dëmshpërblim për stresin e përjetuar para, gjatë dhe pas prishjes së ndërtesës
Vendim i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 28.5.2018
Çështja “Sharxhi dhe të tjerët” kundër Shqipërisë (kërkesa nr. 10613/16), VENDIM I FORMËS SË PRERË, datë 28. 05. 2018.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (seksioni i parë), mbledhur si një dhomë e përbërë nga: Gjyqtarë Linos-Alexandre Sicilianos, kryetar, Kristina Pardalos; Ledi Bianku; Aleš Pejchal; Armen Harutyunyan; Pauliine Koskelo; Tim Eicke, gjyqtarë dhe nga: Abel Campos, regjistrar i seksionit, shpall vendimin e mëposhtëm: Çështja ka filluar me kërkesë nr. 10613/16 dorëzuar më 19 shkurt 2016, nga 18 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas Italian, me kërkues të parë Xhuvi Sharxhi dhe kërkues të dytë Xhafer Isufi, të përfaqësuar nga A. Saçuçi, avokat në Romë, ndërsa qeveria shqiptare u përfaqësua nga agjentja e saj, Alma Hicka, Zyra e Avokatit të Shtetit.
Për qeverinë shqiptare, asistuan në seancë: , A. Hysi-këshilltar Ministria e Drejtësisë, R. Hoxha-këshilltar Ministria e Drejtësisë, E. Sadushaj-këshilltar Ministria e Drejtësisë, Këshilltare;
Për ankimuesit, assituan: A. Saçuçi, avokat, G. Borgna, avokate, E. Ballanca, këshilltare.
Ja si nisi loja e përbashkët e bashkë-horrave të pushteteve lokale e qëndrore PD-PS
- Më 11 nëntor 2009, Xhuvi Sharxhi (kërkuesi i parë) dhe Xhafer Isufi (kërkuesi i dytë), blenë një truall me sipërfaqe prej 1,663 metra katrorë, nga disa individë privatë, me vendndohje në vijën bregdetetare Uji Ftohtë (Tuneli) Vlorë, për ndërtim objekt 5 kate banim-shërbime me 1 kat banimi në katin e fundit (penthouse) dhe 1 kat të nëndheshëm për dyqane (“Rezidenca Jon”).
- Më 17 gusht 2010, KRRT-Bashkia Vlorë dha lejen e ndërtimit për kërkuesit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, ndërsa kërkuesit e tjerë bënë marrveshje paraprake për blerjen e mjediseve.
- Më 27 dhjetor 2012, ndërtesa u regjistrua në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRRPP).
- Më 13 nëntor 2013, INUK-ut, Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Vlorë (INU), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, rrethuan “Rezidencën Jon” dhe e bllokuan.
- Më 4-8 dhjetor 2013, ”Rezidenca Jon” u shemb me eksploziv
- Më 4 nëntor 2013, ditën e nisjes së shembjes, 11 banorët E. Durolli, A. Deromemaj, V. Kacorri, P. Rakipaj, G. Calliku, V. Calliku, B. Rakipaj, Xh. Sharxhi dhe E. Ballanca, paraqitën në Gjykatën Administrative Vlorë, kundër INUK-ut dhe INUV
- Më 7 nëntor 2013, Gjykata Administrative Vlorë, nxorri vendimi të përkohshëm, për pezullimin e veprimeve administrative të çdo autoriteti publik, deri në dhënien e një vendimi në themel, brenda 10 ditëve nga urdhri i përkohshëm
- Më 27 nëntor 2013, Këshilli i Ministrave shpalli një vendim, i cili hyri në fuqi menjëherë, duke urdhëruar shpronësimin në interesin publik të pronave private të paluajtshme të ndikuara nga rehabilitimi mjedisor i Ujit të Ftohtë, Tuneli; një vijë bregdetare e mbrojtur në Bashkinë Vlorë.
Ja çfarë kërkoi vjehrri i Lulzim Bashës, si pronar i pallatit të shitur në themel
- Pagesë dëmi monetar në total: 14 milionë, 222 mijë e 986 euro
- Pagesë dëmi monetar: 20 mijë euro për secilin, si pagesë shtesë për humbjen e mundësive për gëzim dhe shfrytëzim prone.
- Pagesë dëmi monetar: 15 mijë euro pagesë sendesh personale, mobilje, pajisje të dëmtuara nga shëmbja e godinës, për secilin nga kërkuesit: G. Calliku, V. Calliku, A. Deromemaj, E. Durolli, I. Hanxhari, M. Hanxhari, V. Kacorri, K. Kapidani, M. Meçaj, T. Pojani, P. Rakipaj Pano, B. Rakipaj
Pagesë për Xhufi Furxhi: 15 mijë euro shtesë, mbi pagesën e të tjerëve, për dëmtimin e pajisjeve të “Bar-restorantit”.
- Pagesë shtesë, për Xhufi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, për interesin bankar (kësti i fundit) të kredisë 397,920,600.00 lekë, të marrë për ndërtimin e godinës), me normë 7%, për periudhën 27 nëntor 2013, deri në datën e shpalljes së vendimit nga Gjykata e Strasburgut.
- Pagesë në vlerën: 11 milionë, 409 mijë e 852 lekë, tarifat e gjykatës për fillimin e procedimeve gjyqësore të brendshme.
- Pagesë në vlerën: 9 600 euro, për kërkuesit M. Hanxhari, T. Pojani, G. Calliku, M. Mecaj, E. Durolli, B. Rakipaj, P. Rakipaj, A. Deromemaj (nga 1200 euro secili), për avokatët në Shqipëri.
- Pagesë në vlerën: 2582 euro, shpenzimet e avokatit për seancën e datës 23 maj 2017 dhe 1500 euro për raportin e ekspertit.
Ja dëmshpërblimet që caktoi Strasburgu, pagesa e të cilave nis më 25 gusht 2018
- Pagesë në vlerën: 1155 euro/ m2, për apartamentet
- Pagesë në vlerën: 2000 euro/m2 për mjediset e biznesit
- Pagesë në vlerën: 13 000 euro, për secilin nga këta: M. Hanxhari, T. Pojani, G. Calliku, M. Mecaj, E. Durolli, B. Rakipaj, P. Rakipaj, A. Deromemaj, G. Schenetti, E. Sopoti, D. Ylli.
- Pagesë në vlerën: 13 000 euro, për Xhafer Isufi, për secilin nga 35 mjediset që ka pasur.
- Pagesë në vlerën: 13 000 euro, për Xhuvi Sharxhi, për secilin nga 3 mjediset që ka pasur.
- Pagesë në vlerën: 13 000 euro për Xhafer Isufi e Xhuvi Sharxhi, për secilin nga 25 mjediset që kanë pasur në pronësi.
- Pagesë në vlerën: 13 000 euro si dëmshpërblim ankthi nga prishja e objektti, për secilin nga 19 të dëmtuarit.
- Pagesë në vlerën: 7800 euro, për Xhafer Isufi dhe Xhuvi Sharxhi, si dëmshpërblim për antkin e krijuar ndaj tyre, prej shkeljes së nenit nr. 6§1 dhe nenit nr. 1, të Protokollit nr. 1 të Konventës
- Pagesë në vlerën: 18,000 euro (tetëmbëdhjetë mijë euro) për të gjithë kërkuesit, së bashku, plus çdo taksë që mund të jetë e tarifueshme për kërkuesit, për kostot dhe shpenzimet e shkaktuara në Gjykatë;
- Pagesë në vlerën: 7,800 euro, Xhafer Isufi e Xhuvi Sharxhi veçanërisht, plus çdo taksë që mund të jetë e tarifueshme, për dëmin jomonetar.
- Pagesë në vlerën: 13 mijë euro plus çdo taksa, që mund të jetë e tarifueshme në lidhje me dëmin jomonetar, për: Xhafer Isufi, Xhuvi Sharxhi, Erinda Ballanca, Arben Basha, Gerti Calliku, Valbona Calliku, Abdul Deromemaj, Eduard Durolli, Ilonka Hanxhari, Mihallaq Hanxhari, Vullnet Kacorri, Klima Kapidani, Mimoza Mecaj, Teri Pojani, Baki Rakipaj, Pano Rakipaj, Giuliano Schenetti, Etnik Sopoti, Dorina Ylli
- Pagesë në vlerën: 84,500 euro për të gjithë kërkuesit, së bashku, plus çdo taksë që mund të jetë e taksueshme, për kostot dhe shpenzimet e shkaktuara në gjykatat vendëse
- Pagesë në vlerën: 9,600 euro (e përbashkët totale) për M. Hanxhari, T. Pojani, G. Calliku, M. Mecaj, E. Durolli, B. Rakipaj, P. Rakipaj, A. Deromemaj, plus çdo taksë për shpenzimet në gjykatat shqiptare.
- PAGESA TOTALE: 13 milionë, 098 mijë e 600 euro, për të gjithë kërkuesit bashkërisht, plus çdo taksë që mund të jetë e tarifueshme, në lidhje me dëmin monetar. VENDIMI është hartuar në anglisht dhe është njoftuar palëve me shkrim, në datën 11 janar 2018, ka marrë formë të prerë më datë 28. 05. 2018, ekzektuohet 3 muaj pas marrjes së formës së prerë (25 gusht 2018).
KRYETAR SÉANCE: Alexandre Sicilianos, REGJISTRUES: Abel Campos Linos/Pamfleti