Dy automjete janë shkrumbuar gjatë natës së kaluar në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llakatund, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Bushajve’, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e djegies së dy makinave.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Nga informacionet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.