Në lagjen ‘’24 Maji’’ në qytetin e Vlorës rreth orës 01:45 janë djegur 3 makina dhe dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.
Një makinë tip BMW dhe një Benz janë të pronësi të shtetasit Ermelind Abazi. Mjetet kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës. Ndërsa makina e tretë është djegur në fshatin Bishan në pronësi të shtetasit Klement Trokaj. Makina ka marrë flakë në ecje e sipër.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.