osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vlerësimet më briliante për Skënderbeun, – marrë nga Dokumentari “Scanderbeg, the Warrior King”

Vlerësimet më briliante për Skënderbeun, – marrë nga Dokumentari “Scanderbeg, the Warrior King”

Në 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar po paraqesim vlerësimet më brilante për Skënderbeun të cituar nga historianë të huaj që u magjepsën nga Skënderbeu, një burrë që për sa jetoi ishte më shumë se një legjendë e gjallë.

Unë besoj se, mund të themi me plot gojën se ishte Skënderbeu, ai që e mbrojti Italinë për të paktën 20 vjet nga sulmet e drejtëpërdrejta të Perandorisë Osmane.

(Oliver Schmitt)

Ajo që më bën më shumë përshtypje është më tepër forca përsonale e Skënderbeut. Ai duhet të ketë pasur një karakter shumë të fortë edhe duhet të ketë qënë i bindur për misionin e tij, ndryshe nuk do t’u kishte mbijetuar goditjeve që mori.

(Oliver Schmitt)

Të njohësh Skënderbeun nga afër do të thotë të njohësh popullin shqiptar. Skënderbeu ishte përsonifikimi më i drejtë më real i gjithë kombit shqiptar nëpër shekuj. Jo vetëm i përiudhës së shek. XV por edhe i periudhës që ndodhi më parë edhe i saj që ndodhi pas tij deri në ditët e sotme.

(Dr. Musa Ahmeti)

Besoj se britanikëve u pëlqen shumë ideja e një njeriu që i reziston një armiku shumë të madh se ai, madje duke arritur edhe fitore ndonjëherë. Tek Skënderbeu shohim diçka nga karakteri i Çërçillit dhe kjo gjë bën për vete një publik të gjërë. Dihet mirë se në shek XVI ai iu shtua Panteonit të herojve të mëdhenj të historisë, si përsonazh që kishte arritur diçka, kishte arritur një fitore megjithëse në disavantazh.

(David Abulafia Ph. D Kembrixh)

Ai shfrytëzoi ndjesinë e identitetit të elementit të veçantë dhe të kauzës për të cilën luftoi dhe e mbajti gjallë këtë për 25 vjet. PËr mua këtu qëndron madhështia e tij. Kjo madhështi nuk qëndron vetëm tek udhëheqja, por edhe tek aftësia për të dalluar se çfarë mund të bëhet dhe vendosmëria e tij për të zbatuar atë.

( David Nicolle Ph. D Nottingam)

Të gjithë popujt e mesjetës që nuk arritën të krijonin shtet kombëtar u zhdukën plotësisht si popull. Shqipëria ka shpëtuar pa u asimiluar gjatë 500 vjetëve nën sundimin turk sepse osmanët i gjetën shqiptarët falë Skënderbeut me një shtet nacional të formuar.

(Profesor Kristo Frashëri)

Në gjithë vitet që kam studiuar histori ai mbetet enigmatik. Tek ai më ka lënë mbresë mendja, gjenialiteti ushtarak edhe qëndresa. Megjithatë gjëja që më tërheq më shumë tek Skënderbeu si njeri si burrë janë ditët e fundit të jetës së tij.

Kur Skënderbeu shkoi në Itali në vitin 1467 për të kërkuar ndihmë nga papa, ai mund të kishte qëndruar në Itali. Ai e dinte se lufta mori fund dhe nga perëndimi nuk do të vinin ndihma.

Osmanët ishin pranë shkatërrimit të plotë të popullit dhe tokës së tij, megjithatë ai mund të qëndronte në Itali dhe iu lutën për këtë, Skënderbeu vendosi të kthehej.

(Historiani Nua Gjelaj)

Marrë nga Dokumentari “Scanderbeg, the Warrior King”