osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Vjen Saliu dhe i hedh turmës së të marrëve një foto timen”! Lame i kthehet Berishës: Uniformat i kam dashuruar gjithmonë

“Vjen Saliu dhe i hedh turmës së të marrëve një foto timen”! Lame i kthehet Berishës: Uniformat i kam dashuruar gjithmonë

PËR KË…? Uniformat i kam dashuruar gjithmonë. Në zborin e Mamurasit isha u vetmi që e kisha uniformën gjithmonë krëko. Më pas fillova t’i koleksionoj, t’i mbledh nga ishin e nga s’ishin, të restauroj të vjetrat dhe të mirëmbaj të rejat, t’i vesh sa herë më jepej mundësia. Të vesh edhe në raste të zakonshme xhaketa civile me hije ushtarake, apo xhaketa ushtarake me hije civile.

Kam mbledhur qindra syresh, mijëra (mbi 20.000) fotografi me temë ushatarake që nga ato të kohës së Turqisë, e deri tek këto të fundmet të viteve të Niko Peleshit. Kam ndihmuar në dizenjimin e shumë prej uniformave në polici e ushtri, që prej viteve 2000, kur Edi Rama asokohe kryetar i Bashkise krijonte të parën polici Bashkiake në Shqipëri; e deri tek uniformat ceremoniale të dy a tre vjetëve të shkuara.

Shkruaj për historinë e tyre, dhe mbledh materiale që një ditë të botoj librin e plotë të historisë së Uniformave të Shtetit Shqiptar.

E në fund?! Në fund mbërrin Saliu, i hedh turmës së të marrëve të vet një foto timen dhe ata që aq duan, fillojnë:

“-Ky është djali i Ramiz Alisë jashtë kunores. -Ushtari Kim Jongut. -Si Gedafi bisha. – Komunisti kinez Ten Siao, ka nostalgji për atë kohë. -Çfar e ka Putinin sa shume i ngjan. -Junta Lame si oficeri i Kim Jong Un. -Gadafi i vogel i Surrelit. -Artan Gebelsi. -Si Me Qen djali i Fidel Kastros. -Ky asht ma m… qe e ka njoftuar vendi deri sot. – Mostrat e sorosit -Mafiosi i rrezikshem hajdut i tmershem mbas Rames, Velise. – Goxha Kelyshe. -FIDEL KASTRA. -Ky eshte Rakici i Serbis vllai i tij. -Ky goj shtremt. -Kapterr MAHMUTI. -Ky Stalinisti kuq qenka veshur si xhelat. -Ky si fashist. -Ky gomar vetem gomari blendi Fejziu e interviston. -Duçja i Rilindjes. -Komunist m…”.

S’po vazhdoj më tej, se ishin plot me jashtëqitje.

Dhe unë katrani me bojë, që mendoja se duke shkruar historitë e mëmëdheut, do bëja një punë sado të vockël për kujtesën

Tek i shoh më vjen ndër mënd përgjigja që Konica i ktheu Nolit, kur ky e nguci të përkthente në shqipen ndoca vepra të aurorëve të huaj, me qëllim që të qytetëroheshin shqipëtarët..

“Imzot -ja ktheu Faik beu- Ja i përkëtheva, po kush do ti këndonjë? Ndër dhjetë çqipëtarë, vetëm njëri di çkrim e këndim. Ndër dhjetë nga ata që dinë shkrim e këndim, vetëm njëri do t’i këndonjë. Ndër dhjetë nga ata që do t’i këndojnë, vetëm njëri do ti kuptonjë. Po a ja vlen të ulem e të bënj tërë këtë punë, për një të vetëm fare çqipëtar?!”

Zukerberg të rëntë gjëma, ç’na bëre me atë flamëmadh fejsbuk! U dhe mundësi të shprehin veten gjithë të marrëve që përndryshe do rrinin gojëmbyllur se mos i zinte mëhalla me gurë.

S’do mënd që fb ka edhe miliona të tjerë që shkruajnë normal, që komunikojnë si njerëz, që flasin, debatojnë e shkëmbejnë mendime e
ide, por si ç’i thonë llafit, mjafton një pikë nga ai i robit, për të çuar dëm një qyp të tërë nga ai i bletëve.

Ja çfarë shkruante Berisha pak ditë më parë në rrjetet sociale për kreun e Kadastrës Artan Lame

‘Lamja si Rama, beson se me uniformë ushtarake mbulohen vjedhjet!’- shkruante Sali Berisha pak ditë më parë në një postim në rrjetet sociale.