Analistin Lorenc Vangjeli theksoi se shumë shpejt dy njerëz të afërt të Berishës do të kenë një përballje jo fort komode me drejtësinë.
“Çfarë duket gënjen. Kush shikon vetëm sipërfaqen prapë rrëzohet. Ta shohësh Edi Ramën te podiumi kongresit duket se po i bën presion prokurorëve, pro kjo nuk bëhet në dritën e projektorëve. Për mua që tentoi të shohë diçka tjetër, Edi Rama ndjen prokurorët te rrethi i tij i afërt, ndjen që krijesa që i ngjizi që para 2013 i ka tejkaluar dhe shikimet e tij.
Lajmi është se me gjasë që dy njerëz shumë pranë Berishës në dy çështje të ndryshme mund të kenë një përballje jo fort komode me drejtësinë. Deri kaq mund të them, janë dy dosje të cilat janë publike, por si gjithmonë gjërat që janë të dukshme ne refuzojmë ti shohim”, shprehet Vangjeli.