Bëhet me dije se ka ndërruar jetë aktivistja e njohur Ajtanga Lubonja. Të afërmit e saj kanë bërë publik lajmin e vdekjes së saj ku njoftojnë se:
“Te nderuar miq,
Me hidherim te thelle ju njoftojme se njeriu yne i dashur Ajtanga Lubonja u nda nga jeta sot ne mengjes!
Varrimi behet sot ne oren 15:00 ne varrezat e Tufines.!
Faleminderit te gjitheve atyre qe duan te ndajne dhimbjen me ne!
Nisja behet ne oren 15:00 drejt varrezave te Tufines,nga shtepia ne rrugen Fortuzi!
Me respekt nga familja”, njoftohet nga të afërmit.
Ish e përndjekura veç të tjerash do mbahet mend edhe për inicimin dhe mbajtjen gjallë të një sërë kauzash të rëndësishme.
Ja çfarë shkruante ish e përndjekur Lubonja:
Vendosa te buzeqesh edhe une! Lotet,ulerimat,vuajtjet…me prune deri ketu ne mes te asgjese! Kure isha e re dhe kisha endra,nje komshije plake theshte gjithemone “lutuni Zotit t’ku japi pese pare mend,sa te lidhni ushkuret,te tjerat t’ja ju ja japi fat! Sa fjale te mencura paska thene!
Mundohu sa te duash,mundohu te punoshme ndershmeri,jo jo pa fatin dhe pisllekun nuk fitoke gje! Keto dite qe fle e zgjohem ne nje shtepi te vertete,me duket nga momenti ne moment…mbaroi filmi, dil me rruge te madhe! Pse nuk ndodh!? Ne nje portal pashe Moniken me Carlo Bolinon qe ziheshin per ndershmeri!
Monika i thesh qe une e pasur u bera nga babai,qesha se mu kujtua kure shisnim qepe une e Fatimja (nena e Monikes)ne Q.S! Jo moj cupe i thashe nga ekrani,ti u bere e pasur kure tu be burri Kryeminister! Po sa para ben…keto jane thene e ster thene,ato po asaj gozhde i bihen”.