Një tollumbace(balon) gjigant me imazhin e presidentit amerikan, Donald Trump do të fluturojë mbi Londër gjatë vizitës së tij zyrtare në Britani, e cila është planifikuar për 13 korrik.
Administrata e rajonit të Londrës sot miratoi një kërkesë për të lejuar vendosjen e një balone me ngjyrë portokalli, gjashtë metra të lartë, pranë ndërtesës së Parlamentit Britanik, pas një peticioni të titulluar “Lejoni foshnjën Trump të fluturojë”, i cili mblodhi më shumë se 10.000 nënshkrime .
Kreu i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka miratuar një kërkesë për fluturimin e saj pasi mijëra persona nënshkruan një peticion dhe mblodhën më shumë se 16,000 paund në një fushatë të ndërmarrë për balonën 6 metra të gjatë.
“Trump baby” do të fluturojë nga ora 9.30 deri në orën 11.30 të premten në 13 korrik – që përkon me vizitën e presidentit në Mbretërinë e Bashkuar dhe një marshim “Stop Trump” në qendër të Londrës.