osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vizita blic e drejtuesve të DASH shkund politikën shqiptare, akuzojnë Berishën për korrupsion dhe rrezik për sigurinë, amerikanët informacion të garantuar për kryefoltoristin

Vizita blic e drejtuesve të DASH shkund politikën shqiptare, akuzojnë Berishën për korrupsion dhe rrezik për sigurinë, amerikanët informacion të garantuar për kryefoltoristin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit i kanë dhënë dje një tjetër goditje të fortë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Fillimisht ka qenë ambasada amerikane, e cila përmes një postimi në “Facebook”, e teksa ka dhënë detajet në lidhje me takimet që zhvilluan në Tiranë ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Aty shprehet qartë ambasada se SHBA-të do të vijojnë luftën kundër korrupsionit, kundër shigjetuar kështu hapur ish-kryeministrin Berisha, i cili është shpallur “non grata” pikërisht, pasi për amerikanë është i përfshirë në korrupsion dhe minimin të demokracitë, akuza këto që për DASH, cenojnë siguron e SHBA.

“Ata u takuan me Kryeministrin Edi Rama, ministra të ndryshëm, dhe drejtuesit e opozitës. Qëllimi i vizitës së tyre ishte thellimi i partneritetit tashmë të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si miq, aleate në NATO dhe anëtare në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, sidomos teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve tona dypalëshe.

Ata rikonfirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxitën vijimin e reformave të nevojshme, përfshirë reformën në drejtësi; mirëpritën përpjekjet e fundit për të diversifikuar burimet, furnizimet dhe rrugët e energjisë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon; dhe nënvizuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata”, shkruan ambasada.

DASH: Berisha është shpallur ‘non grata’ mbi prova të besueshme

Nga ana tjetër në të njëjtën linjë me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, dje është rreshtuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili i ka dhënë një “shuplakë” të fortë ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit ka shtuar akuzat dhe sulmet ndaj amerikaneve dhe veçanërisht ndaj ambasadores Kim, ndërkohë që DASH teksa reagon për “Report Tv”, shprehet se Sali Berishës është shpallur “non grata”, mbi informacione të besueshme.

“Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se Berisha ishte përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm, veçanërisht gjatë kohës që ishte kryeministër i Shqipërisë. Ky korrupsion minoi sundimin e ligjit dhe besimin e publikut shqiptar në institucionet, proceset dhe zyrtarët publikë të qeverisë së tyre”, thuhet në reagim.

Amerikanët: Berisha i zhytur në korrupsion

Më tej në reagimin e tij, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se korrupsioni i Berishës është raportuar gjerësisht në raportimet e OJQ-ve dhe shtypit vendas, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe në hetime të lidhura me përpjekjet e vetë qeverisë shqiptare kundër korrupsionit. Sipas DASH, korrupsioni i Berishës ka bërë jehonë në të gjithë rajonin edhe sot.

“Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se Berisha ishte përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm, veçanërisht gjatë kohës që ishte kryeministër i Shqipërisë (…) Ai njihet gjerësisht se ka përdorur pushtetin e tij për përfitimin e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë (…). Veprimet korruptive të Berishës vazhdojnë të kenë jehonë në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin sot”, thuhet në reagim.

SHBA: Jepini fund pandëshkueshmërisë

Ndërkohë në reagimin për median në fjalë, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon se të dërguarit e SHBA-së në Shqipëri do të këmbëngulin që zyrtarët e lartë në vend që kryejnë shkelje dhe abuzime të dalin përpara drejtësisë dhe të mos i shpëtojnë pandëshkueshmërisë. “Po. Emërimet e SHBA, qoftë nga Departamenti i Shtetit apo Thesari, kanë në të kaluarën dhe do të vazhdojnë të riafirmojnë nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”, thuhet në reagimin DASH.

DASH shpalli Berishën “non grata” më 19 maj të vitit 2021

Më 19 maj të vitit 2021, DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. /Sot