Një urim që vjen jo vetëm nga ata të dy por edhe artistja shumë e dashur Hueyda El Saied që u shua papritur në një moshë të re në muajin nëntor.
Bashkëshorti Thierry Grosjean dhe djali i saj Gabriel e kanë pritur Vitin e Ri pa të dashurën e tyre Hueydan, por megjithatë nuk ka munguar një urim prej zemrave, ku siç shprehen ata ndodhet dhe Hueyda
“Dashuria jonë Hueyda është në zemrat tona përgjithmonë, kështu që nga thellësia e saj familja jonë e bukur ju uron gjithë të mirat për vitin e ri!! Gëzuar Vitin e Ri 2022. Gabriel & Thierry”,- shkruan Thierry në urimin e tyre.
Ata e shoqërojnë postimin me një foto nga festa Vitit të Ri 2021 së bashkua me Hueyda El Saied.
Para se të ndërronte jetë, artistja i bëri dhuratën më të bukur djalit të saj, pasi Gabriel u birësua nga Thierry, me të cilin prezentua u martua vitin e kaluar.