Në stilin tipik të Dubait, qyteti nisi festimet e Vitit të Ri me një shfaqje mahnitëse, duke lëshuar 15,600 fishekzjarre nga ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa.
Një spektakël fishekzjarrësh që përshkoi lartësinë e Burj Khalifa ndriçoi qiellin e Dubait, duke e kthyer qytetin në një qendër të festimeve madhështore. Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) I dërguan botws mesazhin: “Gëzuar Vitin e Ri nga Dubai”.
Dubai, i njohur për ekstravagancën e tij, çdo vit tërheq qindra vizitorw që presin me padurim spektaklin e fishekzjarrëve të Burj Khalifa. Edhe këtë vit, ndërsa ora shënoi 00:00 dhe bota mirëpriti vitin 2025, Burj Khalifa ishte në qendër të vëmendjes me një shfaqje madhështore.
Përgatitjet për këtë spektakël të Vitit të Ri kishin nisur muaj më parë, ku ekipe nga e gjithë bota punuan me përkushtim për të kombinuar teknologjinë më të avancuar me cilësinë artistike. Mbi 110 profesionistë nga 11 vende të ndryshme bashkëpunuan për të realizuar këtë shfaqje të jashtëzakonshme.
Për të ndriçuar Burj Khalifa, që tashmë ka një fasadë të përmirësuar LED, u përdorën më shumë se 15,600 elemente piroteknike dhe 200 rreze drite dhe lazer të teknologjisë së fundit.
Sheiku Hamdan bin Mohammed, Princi i Kurorës së Dubait, ndau një video të spektaklit të fishekzjarrëve të Burj Khalifa në Instagram.
Së bashku me videon, ai shkroi: “Ndërsa mirëpresim Vitin e Ri, lutemi që Allahu ta bëjë këtë një vit plot mirësi, bekime dhe begati për vendin dhe botën. Ky është një moment për të rinovuar angazhimin tonë ndaj udhëheqjes dhe popullit tonë, duke punuar me vendosmëri për të siguruar që Dubai të mbetet një simbol i ekselencës në skenën globale, dhe që Emiratet e Bashkuara Arabe të vazhdojnë të frymëzojnë botën me progresin, vizionin dhe potencialin e tyre të pakufishëm.