osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Viti 2019 sjell tmerrin ndaj korrupsionit të pandëshkuar të politikës: SPAK ngrihet në fund të vitit 2018, miratohen fondet

Viti 2019 sjell tmerrin ndaj korrupsionit të pandëshkuar të politikës: SPAK ngrihet në fund të vitit 2018, miratohen fondet

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion pritet të ngrihet në fund të këtij viti. Ditën e djeshme Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar buxhetin 2019 për institucionet kushtetuese dhe një rëndësi e madhe i është kushtuar SPAK. Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje një buxhet me 1.5 milionë euro vetëm për ngritjen e këtij institucioni, ndërsa u dhanë sinjale se lufta për goditje në nivele të larta është shumë afër.

Deputetë si Vasilika Hysi, Alket Hyseni apo Ulsi Manja kanë zbardhur dhe procedurat që do të ndiqen për ngritjen e SPAK. Sipas ligjit, prokurorët antikorrupsion emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por socialistët kanë marrë garanci se ky organ do jetë gati brenda nëntorit.

Deputetët thanë se janë informuar nga Prokuroria e Përgjithshme se shumë shpejt Arta Marku do të thërrasë Këshillin e Prokurorëve që të përzgjidhen anëtarët e KLP. Më pas ky organ emëron menjëherë prokurorët e SPAK. Ligjvënësit socialistë u shprehën optimistë, duke deklaruar njëzëri se në fund të muajit dhjetor të këtij viti SPAK do të jetë gati. Madje, deputetët pohuan se fondi prej 1.5 milionë euro është vetëm pikënisja, pasi si për SPAK, ashtu edhe për KLGJ, KLP dhe BKH do ketë një fond të veçantë nga qeveria që do të akordohet për të gjitha këto institucione. Po ashtu, deputetët socialistë gjatë diskutimeve në komision bënë me dije se infrastruktura për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion ka nisur, siç është hipotekimi i godinës që do të ketë SPAK.

Nga ana tjetër, të pranishëm në Komisionin e Ligjeve ku u diskutua buxheti për institucionet ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Financave. Këta të fundit zbuluan se 70% e shtesave në buxhet për vitin 2019 shkojnë për reformën në drejtësi dhe organet e reja të drejtësisë. Pra, me ngritjen e SPAK nisi edhe lufta frontale ndaj korrupsionit në nivele të larta, duke bërë që shumë zyrtarë që kanë abuzuar me fondet dhe pasuritë e shtetit të përfundojnë para drejtësisë.

Rritje pagash edhe për gjyqtarët dhe prokurorët

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në drejtimin e kryetarit, Ulsi Manja, në kuadër të diskutimit në parim të projektbuxhetit për vitin 2019 zhvilloi dje seancë dëgjimore edhe me përfaqësues të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Gjatë fjalës së tij para komisionit, relatori i buxhetit deputeti socialist, Bashkim Fino deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët do të kenë trefishim të rrogës së tyre, duke iu referuar rrogës së Presidentit të Republikës.

“Në buxhetin e vitit 2019, pagat e njerëzve të drejtësisë shqiptare, të cilët kanë kaluar dhe që do të kalojnë me sukses sfidën e trefishtë të vetingut, do të trefishohen. Nëse aktualisht, paga mesatare për gjyqtarët dhe prokurorët është nga 100 deri në 130 mijë lekë në muaj, pas 1 janarit 2019, paga mesatare do të trefishohet për të gjithë prokurorët, gjyqtarët, krerët e prokurorive dhe gjykatave, madje mbi Presidentin dhe kryeministrin. Pra, kjo kategori do ta ketë rrogën tre herë më të lartë se të kreut të shtetit. Unë jam i lumtur që qeveria i ka kushtuar vëmendje kësaj kategorie, duke treguar qartë se ka në thelb luftën anti-korrupsion.

Madje, do jem akoma i lumtur që shumë shpenzime si rritje fondesh me të drejtë të shkojnë për Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, pasi ka shumë rëndësi”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino. /Rigels Seliman