osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Viti 1993 kur sapo kishin kapur karriget: 29 zyrtarë të PD-së akuzoheshin për k.orrupsion dhe kush ishte i pari politikan i përmendur si k.ontrabandues d.roge

Viti 1993 kur sapo kishin kapur karriget: 29 zyrtarë të PD-së akuzoheshin për k.orrupsion dhe kush ishte i pari politikan i përmendur si k.ontrabandues d.roge

Politika shqiptare, asaj së cilës i dedikohet për turp, një tranzion traumatik pas rënies së komunizmit, po përjeton sot mbushkupjen e vet, ku veç korrupsionit të përfolur, tashmë akuzohet dhe për lidhje me krimin, nga ai me karakter ordiner e deri tek ai sofistikuari mafioz.

Po le t’u khehemi për një çast fillimeve të asaj gjuhe, ku politika shenjohej si grykëse, në kushtet kur paraja jo vetëm ta bënte më sy, por dhe të guduliste ndër duar, nëse ishe i pushtetshëm.

Është fjala për vitet e para ’90, në pushtetin e ri të demokratëve, ku ca figura qëndrore të sotme nuk njiheshin, sidozot Saimir Tahiri apo Edi Rama (njihej, por vetëm si publicist penë-acid), e aq më pak Habilajt që ndoshta në atë kohë janë marrë me tregëti pandoflash plazhi.

Ishte viti 1993, kohë kur Perikli Teta, tashmë i ikur nga kjo botë, deputet i PAD-së, do deklaronte se “akuzat për korrupsion të pushtetarëve, deputetëve dhe drejtuesve të institucioneve shtetërore në shtyp dhe në organet e masmedias i kalojnë të gjitha normat dhe caqet morale”.

Deklarata, pjesë e një fjalimi në parlament, përcillte shqetësimin mbi qarkullimin e zërave për disa qeveritarë e politikanë, si të implikuar në afera korruptive.

Janë 29 emra të renditur nga Teta, mes tyre dhe ai vetë – gjë e rrallë kjo – duke nisur që nga Pjetër Arbnori, e ku nuk mungojnë Eduart Selami apo Gramoz Pashko. Por ndërkohë, ky i fundit…mbani frymën, akuzohet dhe për drogë, jo trafik por kontrabandë. Fjala “trafik”ende kishte fituar familjaritet.

Më poshtë mund të lexoni një pjesë nga fjalimi i Perikli Tetës:

Zoti Kryetar!

Akuzat për korrupsion të pushtetarëve, deputetëve dhe drejtuesve të institucioneve shtetërore në shtyp dhe në organet e masmedias i kalojnë të gjitha normat dhe caqet morale. Ndërsa në Evropë dhe kudo për akuza të vogla politikanët japin dorëheqjen dhe vihen në dispozicion të drejtësisë, në Shqipëri vetëm buzëqeshin, pavarësisht se luhet me nderin dhe dinjitetin e tyre. Për këtë problem, ne propozojmë krijimin e një komisioni për studimin e akuzave të bëra për korrupsion nga pushtetarët, deputetët dhe drejtuesit e institucioneve që janë akuzuar në shtyp, sipas listës që po paraqesim. Ky komision të paraqesë përfundimet brenda datës 15.11.1993.

Pjetër Arbnori – tërheqja e florinjve të sekuestruar; ndërtim banese në Shkodër duke e paguar me tarifat e vjetra.

Aleksandër Meksi – magazinat në Berat, privatizim.

Eduard Selami – marrëveshja e shtatorit 1992 me demokristianët italianë.

Bashkim Kopliku – ngrohëset; djali – pjesëmarrës në vjedhjen e Bashkisë në Durrës.

Alfred Serreqi – ngrohëset.

Ali Spahia – birësimet; ndihmat mjekësore.

Safet Zhulali – 360 mijë dollarët; vjedhja e 10 mijë dollarëve në bankë; shpenzimet për shtëpinë prej 2,6 milionë lekë dhe për çështjen e Pirro Kuçit.

Tritan Shehu – 2 milionë dollarë ilaçe të skaduara.

Ilir Manushi – biznesi me firmën maqedonase.

Genc Ruli – Arsidi; cigaret “Cpper”.

Ilir Hoti – Arsidi; blerja e një makine 30 tonësh.

Petrika Minga – 20 mijë dollarë ryshfet.

– dëshmitarët falsë, lista e dëshmitarëve të falsifikuar dhe birra “Kruna”.

Artan Hoxha – druri i arrës; 20 mijë dollarë ryshfet; djathi i prishur.

Rexhep Uka – druri i arrës; traktorët grekë; djathë, mish, sallam.

Gramoz Pashko – këpucët; kontrabandë cigaresh; kontrabandë droge.

Perikli Teta – dhënie vajguri të jashtëligjshme operacionit “Pelikan”.

Afrim Jupi – gozhdët.

Roland Tafili – privatizimet në Vlorë.

Agron Musaraj – trafik refugjatësh në Shëngjin; marrje ryshfeti.

Afërdita Zëre – privatizim në Berat.

Kudret Çela – 5 mijë doiç marka shpenzime për djalin.

Ylli Vejsiu – ndihmat humanitare, përvetësim.

Abdyl Xhaja – traktorët grekë.

Arben Lika – përvetësim parash.

Dodë Kaçaj – përvetësim ndihmash.

Ilia Vasho – meremetim banese 3,4 milionë lekë.

Ndriçim Allaj – kontrabandë me firma të huaja; privatizim në favor familjar.

Ardian Xhyheri – 10 mijë dollarë amerikanë janë vjedhur në kasafortën e tij.

Mendoj se kjo masë është e domosdoshme, pasi askush nuk po e merr në dorë luftën kundër korrupsionit dhe po krijohet ideja që Shqipëria po asfiksohet nga korrupsioni i pushtetarëve. Ne mendojmë se në këtë sallë nuk mund të ketë asnjë deputet që të votojë kundër luftës së korrupsionit dhe urojmë që në sesionin që po fillojmë sot, maxhoranca ta konceptojë demokracinë jo si vullnet absolut të shumicës, por edhe si respekt e tolerancë ndaj pakicës.

Përgatiti: Ermir Hoxha – /tesheshi.com/