Viti 1985. Ora 8 pa pesë e darkës.
Babai: – Genti, shko bli një kile sheqer, se mos na vjen njeri për vizitë.
Genti: – Jo, babi, të jesh i sigurt që nuk vjen njeri.
Sa mbaron fjalën, bie dera.
Babai: – Hajde, Bimo, mirë se erdhe!
Bimi: – Faleminderit, Beromo!
Babai i thotë vajzës: – Pyete vetëm një herë: A të të bëj një kafe?
Vajza: – Xhaxhi Bimi, a të bëj një kafe?
Bimi: – Jo, se e piva te motra.
Genti: – Edhe sikur të duash ti, nuk ka sheqer.
Rezultati: Një shuplakë nga babi për gabimin, 30 lekë nga Bimi për sinqeritetin./Na Ishte Dikur