osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Visar Zhiti: Kur do të ishte 90 vjeç …statuja e Pjetër Arbnorit, apo trashëgimia e madhërishme që na la pas

Visar Zhiti:  Kur do të ishte 90 vjeç …statuja e Pjetër Arbnorit, apo trashëgimia e madhërishme që na la pas

– Kur do të ishte 90 vjeç –

E dëshirueshme shumë, por edhe gëzueshëm normale do të kishte qenë që familja e Pjetër Arbnorit dhe miqtë, por edhe Shqipëria sot, t’i sillnin tortën e ditëlindjes së tij me qirinjtë me numrin 90, që do të tregonin moshën, dhe ai në krye t’u frynte atyre për t’i shuar mes haresë dhe brohorimave; të ngrinte gotën e verës si bashkëshort dhe prind e gjysh, por edhe si bashkëvuajtës i lartë në burgjet e rënda të një diktature barbare, si deputet më pas dhe kryeparlamentar dinjitoz, por edhe si shkrimtar i veçantë.

Por ai iku i qetë dhe me një heshtje të mistershme 19 vjet më parë, duke i lënë të gjitha, edhe për të mos shqetësuar, por i rregullt me veten dhe botën…

RIKTHIMI I STATUJËS

Rikthimi si statujë i Pjetër Arbnorit para Parlamentit, që ai udhëhoqi si Kryetari i parë i tij në Shqipërinë postdiktatoriale, pluraliste dhe demokratike, ishte një ngjarje me rëndësi, do të thosha, por jo se erdhi fryma e tij, s’ishte ringjallje, pavarësisht se në zemrën e familjes së tij ai është përherë, si edhe te miqtë, bashkëvuajtësit dhe bashkëpunëtorët…

Edhe si statujë, prapë Pjetër Arbnori është më i mënjanuari – për të mos thënë më “i persekutuari” i statujave aty përreth, pas lulishteve dhe në rruginën ku rojet me armë nuk i lejojnë kalimtarët, veçse deputetët – i vendosur para murit të ngrehinës së Parlamentit, që duket e ulët dhe fare e mpakur, jo vetëm pse në krah të saj është ngritur xhamia më e madhe në Ballkan, por edhe prej cilësisë së deputetëve brenda.

Statuja e Pjetër Arbnorit u duhej, por jo më Pjetër Arbnori. Dhe çuditërisht, atë e sollën jo bashkëpunëtorët e tij, partia e tij, por kundërshtarët, ata të partisë që, kur ishte e vetme, e burgosi.

Tani, në bronz, statujë, prapë na (ri)kujton se sa njeri ai ishte, e kundërta e bronzit, shumë njerëzor, ndërkohë dëshmitar dhe kundërshtar i paepur i së keqes, qëndrestar në burgje dhe triumfator për të gjithë bashkëvuajtësit e tij.

E sulmuan, e përfolën? Po. E deshën dhe e nderuan? Po, dhe më shumë…

E krahasuan me Nelson Mandelën; e ka pasur më të vështirë se ai, them unë. Mandelës i thoshin që, po të ndërronte mendim e qëndrime, do ta lironin nga burgu. Me të burgosurit shqiptarë nuk kishte tolerime të tilla dhe ishin të ndaluara rreptësisht idetë.

Václav Havel në burg kishte makinë shkrimi në dhomën ku e mbanin mbyllur; për të burgosurit shqiptarë kishte vetëm makina torturash dhe punonin si skllevër në kampe, në miniera të tmerrshme, etj, etj.

Pjetër Arbnori është një dukuri, mund të themi. Sa e veçantë, po aq edhe shembëlltyrë. Erdhi nga terri i thellë i dënimeve dhe u bë i njohur në postdiktaturë, në tranzicionin e vështirë (që s’mbaron dot), teksa i ishte bashkuar lëvizjes për demokraci, duke u bërë edhe lider i urtë. Ashtu mbeti: dinjitoz, me luftë të brendshme, jo revolucionar – që besoj se nuk e honepste më, – por ai shkaktonte dhe shamatë përreth, jo vetëm nga opozita e tij. I ngadaltë, po i sigurt. I dijshëm, pa shumë fjalë, por edhe polemist dhe orator. Edhe shkrimtar. Dha më shumë se ç’mori. Donin më shumë prej tij, por aq ishin mundësitë. Realitetit i dha praninë emblematike tonën. Donin të harrohej, befas kur s’pritej, u kthye i statujtë. Që edhe ajo përflitej. Ai përsëri hesht, shumë e më shumë.

Na ka lënë disa libra, për të cilat një studiues në Itali, Prof. Giuseppe Gradilone, kur ishte Drejtor i Katedrës së Albanologjisë në Universitetin “La Sapienza” në Romë, shkruante se Arbnorin nuk e çoi letërsia në liri, por robëria, burgu, e çoi atë tek letërsia.

29 vjet burg. Më shumë se mosha e shkrimtarit, bashkëqytetarit të tij, Migjenit.

Qëndresa e Arbnorit, fati i tij, lartësimi dhe ndihmesa, të harruarit dhe rikthimi janë me interes; vërtet përbëjnë një dukuri, ku më shumë se sa Arbnorin, kuptojmë kohën, ecurinë e saj dhe të tjerët, ata që bëjnë kohë dhe si. Dhe me Arbnorin kuptohet Shqipëria e sotme, demokracia e saj, mes traumave dhe shpresave, mashtrimeve dhe arritjeve, humbjeve dhe harresës, lirisë dhe kaosit në dyert e mbyllura të Europës.

Ai, Arbnori, është pjesë e historisë bashkëkohore ashtu si mes atyre që e njohën dhe punuan, që e deshën dhe e sulmuan, atëherë dhe prapë, që i përballi urtësisht në gjallje dhe ende më urtësisht i statujtë.

Statuja e tij, ashtu e mënjanuar, që sikur është bërë më shumë për të mos u dukur sesa për t’u dukur, prapë thotë dhe shqetëson kujtesën, jo vetëm parlamentare, të akademisë aty pranë, të rojeve me armë, të partisë së tij, që proteston. A do të meritojë ndonjëherë partia e tij atë fitore, kur kishte në gjirin e saj Pjetër Arbnorin? – e deshën apo u duhej?! Arbnori shqetëson gjithsesi pushtetin, qoftë dhe me atë thënien anekdodike: “socialistët nuk janë socialistë, por specialistë”, pra mungojnë idealet, etj. Por, në fund të fundit, Arbnori bëri që të bashkohen simbolikisht përballë statujës së tij.

Më shumë se sa statuja, Shqipërisë i duhet fryma e bashkëvuajtësve të Pjetër Arbnorit, idealet e tyre dhe ëndrra, sepse edhe kundërshtarët e tyre janë të detyruar dhe kanë interes për atë Shqipëri, për të cilën ata u persekutuan, por qëndruan e u martirizuan. Triumfoi ideali i tyre, ndaj kryeministri tani mund ta thotë me zë të plotë se cilët ishin “në anën e drejtë të historisë”. Kurrsesi ata që sollën tiraninë. Prandaj iu desh – dhe s’u pengua – metamorfoza e tyre antikafkiane…

ARBNORI – NJERI, NJËRI NGA NE

… e njoha dhe punova me të, do të doja të thosha diçka, grimca ndodhish, që mendoj se shpjegojnë më shumë se duket. Më thërret qetësia dhe dëshpërimi i tij i fundmë, triumfi dhe zhgënjimet, urtësia e tij thërret po aq shumë.

Së pari, emrin “Pjetër Arbnori” e dëgjova në burgun e Spaçit, ma tha këngëtari Sherif Merdani. “… atje në Burrelin e zymtë, me mure të trashë, është edhe ai… di shumë, i urtë…”.

Atje, në Burrel, është shkrimtar, përkthen… Kishte pasur 29 vjet burg. Më shumë se një jetë e plotë…

Statuja e Pjetër Arbnorit, apo trashëgimia e madhërishme që

1. DUHANI I PJETRIT…

(Burrel, kohë burgu)

Burrë i ditur në Burrel (burg) – thonë – është Pjetër Arbnori. Prift është ky? Jo, ka qenë mësues. Shkruan romane. Po ta pëlqejë shkrimin Pjetri, dije që ka vlera.

– Kush do të bëjë poezinë më të bukur për dritën e hënës, do t’i jap këtë 1 kg duhan që më ka ardhur nga shtëpia, – u thotë Pjetri shokëve të dhomës së vet.

Vërtet, ç’ujëvarë drite, një tuberkuloz i florinjtë dergjej në frëngji! Hëna vetë s’dukej, jo se e kishin zënë retë, por muret ciklopike të burgut. Drita e saj sikur gurgullonte nga ajo copë nate përtej.

U përzgjodh juria (me të burgosur). U mblodhën poezitë, në copa letre, copa lëkure, shpirti… ca ishin gati, dikush po donte të përshtaste një tjetër a të bënte të re. Dhe si më e bukura u zgjodh ajo e kolonjarit Luan Burimi. “Po ky e ka poezinë në mbiemër,” thotë dikush, “në emër ka luftën…”. Ngjan pak me Alfred de Musset-in? Jo, është origjinale. Ka frymëzimin popullor të krahinës së vet. Është stili i tij. “Urime, Luan! E mrekullueshme ideja jote, Pjetër, për këtë konkurs në burg!”

Asnjë gazetë nuk do të shkruante, s’do të flisnin radiot a televizioni. Poetët jashtë, ata të realizmit socialist, marrin çmime të mëdha, me poema për diktatorin, për komunizmin, Partinë, u japin dekorata, para, studio, udhëtime jashtë shtetit. Dhe ata asgjë nuk thonë, jo protestë, madje as një mërmërimë. Të paktën për këtë konkurs poetik në burg – dhe nuk është i pari – për një hënë që s’kursen ta derdhë dritën edhe për ne, të dënuarit, kujtohuni…

2. PJETRI NË ZYRËN E ENVERIT

(Ferri i çarë)

Kur hyra për herë të parë në zyrën e Diktatorit në ngrehinën e Komitetit Qendror, pata ankth dhe një frikë tjetërlloj, të mistershme. M’u duk se do të kapërceja mbi kufoma për të mbërritur te dera. Trokita. Prej kësaj zyre i vinin mynxyrat Shqipërisë. Shandani në tavan po më dukej si kokë e prerë, e kapur nga flokët e përgjakur. E pabesueshme…

Në poltronën e tij ishte ulur Kryetari i porsazgjedhur i Parlamentit, Pjetër Arbnori, mbas 29 vjetësh burg. Dikur e ruanin si të burgosur, tash… M’u duk ireale.

•Pse nuk e pushkatuam ki? – pyeti fantazma e Enverit. – Apo është kthyer këtu pas vdekjes së vet, fantazmë si unë? Kot ia falëm atë dreq jete…

Pjetër Arbnori doja të punoja bashkë me të: – “Merru me bibliotekën dhe shtypin këtu, pranon?” – më tha.

•A nuk është e tmerrshme, o Zot? – desha të thosha “zoti kryetar”, por më doli me “Shën Pjetër”…

Në tryezë ata telefonat e frikshëm. Ai s’di t’i përdorë, sidomos të brendshmit, kanë ende emrat e anëtarëve të KQ-së së pushkatuar. E nga bodrumet e ndërtesës dillnin tunelet. Ai telefon… mos i bie. Vështirë të mësohesh sërish.

Mua më dukej sikur, duke dalë, do të shpërthente gazi i helmimit. Po nxitoja te dera.

3. PARA SE TA BËNIN STATUJË…

Në postdiktaturë, i njohur si kryeparlamentari i parë i Shqipërisë pluraliste, meqë i qëndroi burgut të diktaturës, e pas 29 vitesh burg diktatura vetë i la vendin si në formë hakmarrjeje me vete. Apo mbase ai i nevojitej. Ai punoi për të gjithë.

•Duhej të ishte President i Republikës, – thoshin bashkëvuajtësit. Por ai i la gjërat në vetvete, i qetë, i heshtur. Takonte shpesh Shenjtoren Nënë Tereza.

Një gjë në Itali, e gjeta si ministër-këshilltar në ambasadë, thoshin që do ta takonte. Te “La Sapienza” në Romë mbajti një ligjëratë, e krahasonin me Nelson Mandelën. Ka pasur më vështirë, them unë.

Kur u kthye në Shqipëri, e sulmuan, e kritikonin, edhe miqtë e vet, por ai rrinte më shumë si i dëshpëruar e s’përgjigjej. Kaq. Dhe në fund ndërroi jetë në një spital të Napolit, papritur. Gati në heshtje.

PIRAMIDA së diktatorit të rrëzuar, i dhanë emrin “Pjetër Arbnori”, një “metamorfozë” absurde. Më pas e hoqën edhe atë. I është ngjitur statuja, e vendosur në një kënd ku s’duket shumë. Ai, të pakten, rri në dinjitetin e tij të heshtur, me librat e tij. Ndoshta të gjithë kemi nevojë për të.