Eksperti i sigurisë publike, Fatjon Softa thotë se ka një ngjashmëri mes çështjes së të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt dhe italianit Davide Pecorelli, i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri, por që u arrestua në Itali.
Në emisionin “Review”, Softa nënvizoi se politika i përdor ngjarjet kriminale për beteja politike.
Sipas tij, kjo çështje do të shërbejë edhe për të treguar profesionalizmin e institucioneve.
“Kjo më duket një ngjarje që ka atë historinë e Davide Pecorellit. Kështu nisi dhe ajo, me atë formë, kur papritmas u zbulua sepse ndodhi dhe u gjet në territorin italian, pra, midis zhdukjes, midis enigmës për vrasje. Politika fatkeqësisht, edhe ngjarjet kriminale i përdor për beteja politike, sepse kanë ndjeshmëri publike.
Kjo është sikurse shumë ngjarje të tjera që duhet të tregojnë profesionalizmin, patjetër. Këto janë prova për të treguar që në këto instutucione ka profesionistë dhe këto profesionistë duhet të jenë, jo në presionin e politikës, por të detyrës dhe të zb atimit të ligjit”, theksoi ai.