Qeveria ndaloi hapjen e lokaleve të natës si dhe muzikën pas orës 20:00 në klube, me qëllim minimizimin e grumbullimeve të të rinjve, të cilët mund të bëhen shkaktarë të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Këngëtarët e artistët u ankuan, por mesa duket e kanë gjetur një zgjidhje. Koncertet po bëhen ditën me diell nëpër plazhe.
Të shtunën e kaluar ka qenë koncerti i Noizyt në Gjirin e Lalzit, ku ka grumbulluar qindra të rinj, të cilët siç shihet në video, nuk kanë marrë asnjë masë anti-covid.
Të gjithë pijnë e kërcejnë ngjitur me njeri-tjetrin, të pa shqetësuar për jetën e tyre.
Rrezikojne dhe politikanet shqiptare qe kane vila ne gjirin e Lalzit nga perhapja e virusit.