osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Viola Spiro nis jetë të re pasi Valentini del nga burgu, por cili do jetë fati i pasurisë së tij?

Viola Spiro nis jetë të re pasi Valentini del nga burgu, por cili do jetë fati i pasurisë së tij?

Pesë muaj nga ndalimi i Valentin Selajt në Holandë, i dashuri i prezantueses së një emisioni sportiv në RTSH, Viola Spiro ka fituar lirinë. Ishte gazeta italiane “La Nazione”, e cila publikoi arrestimin e Valentin Selajt në Firence, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Firence, nëpërmjet Holandës.

Pjesë e shkrimeve të mediave italiane u bë edhe prezantuesja shqiptare Viola Spiro, pasi, sipas tyre, ajo bënte jetë luksoze me paratë që ia siguronte i dashuri. E pesë muaj pas zhurmës, Viola preferoi të tërhiqej në jetën e saj modeste, ndërkohë që nuk dihej nëse ajo i kishte dhënë fund lidhjes me të dashurin në burg, apo e priste të rilidheshin pas lirimit. Dhe duket kjo e dyta rezultoi e vërtetë.

Nëse shihje “Instagramin” e prezantueses ditët e fundit, kuptohej një ndjesi optimizmi dhe lumturie në fotot e saj të reja, pasi kishte gjetur madje kohën të realizonte dhe një set të ri fotosh artistike, ku pozonte e veshur me xhinse dhe belin jashtë. Mesa duket, Viola kishte marrë lajmin më të mirë që mund të priste këtë pranverë, edhe pse po e mbante sekret, pikërisht lirimin nga burgu në fillim të muajit prill të të dashurit.

Pas 20 javësh që ai kaloi i izoluar në qelitë e paraburgimit në Holandë, ku nuk ishte i lejuar të gjykohej në gjendje të lirë për shkak të shtetësisë shqiptare, ata e vazhdojnë historinë aty ku e kishin lënë. Dhe për të festuar këtë ritakim, çifti nuk kanë preferuar intimitetin larg zhurmës së metropolit apo syve të njerëzve, por të kundërtën.

Paparaci i “RevistaWho.Com” i fotografoi ata në zemër të Tiranës, pikërisht në zonën e ish-Bllokut teksa festonin së bashku lirinë në një lokal, për të rikuperuar kështu kohën kur ishin larg njëri-tjetrit. Edhe pse mediat shqiptare e shpërndanë këtë lajm të enjten, në fakt, lirimi i tij u firmos më datë 11 prill.

Një media lokale e qytetit të tij të lindjes Lezhë, publikoi lajmin e parë, sipas informatave nga burime të sigurta pranë Valentinit. Në shkrimin e “Lezha News” thuhej: “Në mungesë të provave që implikojnë pjesëmarrjen, prodhimin apo trafikimin e lëndëve narkotike, Gjykata e Amsterdamit ka vendosur për lirimin e Valentin Selajt. Burimet konfidenciale pohuan për këtë media online se Valentin Selaj u la i lirë pasditen e 11 prillit, vetëm pak muaj pasi pushtoi titujt e gazetave, portaleve e mediave, duke u cilësuar si baroni i drogës.

Por si ra në kurthin e Policisë i dashuri i Viola Spiros? Sipas mediave italiane, bandën e Valentinit e zbuluan dy gra të Prokurës së Amsterdamit. Këto dy gra dhe një tjetër në sektorin investigativ holandez, bashkëpunuan me një tjetër grua nga Firence dhe filluan të investigojnë mbi këtë grup. Investigimi filloi të nesërmen e një zënke banale rruge mes shqiptarësh, për kontroll territori në Firence. Intuita i ndihmoi zonjat investiguese që po ndiqnin ngjarjen, se këtu nuk bëhej fjalë thjesht për një histori 3-4 prostitutash, por ishte diçka më shumë. Ky impakt i menjëhershëm i tij në publik ndodhi edhe për lidhjen e tij me një vajzë ekrani, ish-velinën Viola Spiro. Për dy vite ajo e mbajti të fshehtë të dashurin që u tha se e mbulonte me para, ndërsa për gjashtë muaj u fol se braktisi televizionin, për ta shoqëruar atë në udhëtimet e tij në disa vende të Europës.

KOHA KUR VIOLA SPIRO PUSHTOI FAQET E PARA TË GAZETAVE ITALIANE PËR JETËN PËRRALLORE ME TË DASHURIN
Pushime luksi, restorante dhe udhëtimet e shpeshta, janë ato që sheh tek “Instagrami” i disa femrave të njohura dhe të panjohura të ekranit. Një prej tyre ishte dhe moderatorja seksi e ekranit shqiptar Viola Spiro. Prej kohësh po përflitej për një lidhje me një djalë mjaft të pasur, imazhi i të cilit ishte publik, por emri i tij nuk u bë asnjëherë i ditur. Por 5 muaj më parë u zbulua.

Në një shkrim të gazetës italiane “La Nazione Firenze”, thuhej se Valentin Selaj ish-te “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare që sillte kokainë nga Amerika në Firenze nëpërmjet Holandës. Por jo vetëm kaq, banda merrej edhe me prostitucion dhe dhunë. Ja çfarë thuhej në shkrimin që gazeta italiane “La Nazione Fierenze” i kushtoi Viola Spiros. “Ajo nuk ka asnjë faj, përveç faktit që është një vajzë e bukur dhe si e tillë u përzgjodh si e dashura e Valentin Selajt.

Një bos i klanit shqiptar, i kapur nga skuadra fiorentine dhe kolegët investigativë holandezë. Viola është një vajzë e famshme dhe shumë e pëlqyer në vendin e saj dhe ato fqinje. Një vajzë kopertine, aktore, modele, prezantuese, pra, mbretëresha e fashionit, e mësuar me jetën e bukur, por që nuk e kishte imagjinuar që i dashuri i saj ishte një nga personazhet të cilëve iu ishin qepur nga pas Policia e gjysmës së Europës.

Një vajzë perfekte, e rrethuar nga paratë. E kush mund ta mendonte që i fejuari i saj ishte një bos droge i gjysmë së Europës? Gjithnjë e ndjekur nga paparazzët, gjithnjë e përkëdhelur, një femër që ëndërrohej prej meshkujve. Dhe jo vetëm kaq, ajo ka shëtitur botën për shërbime fotografike të paguara nga paratë e tij. Ajo nuk ka fare lidhje me operacionin e Policisë, por ama një ditë, pasi Policia i arrestoi të fejuarin, ajo ka hedhur dy foto në ‘Instagramin’ e saj me qindra – mijëra ndjekës, ku buzëqeshja i ishte zh-dukur dhe vendin e saj e kishte zënë trishtimi”, përfundonte artikulli i gazetarëve italianë.

RIBASHKIMI I ÇIFTIT/ SEKUESTRIMI I PASURISË DHE JETA QË DO TË BËJNË NË VAZHDIM
Ndërkohë, gjatë arrestim-it u raportua se bandës që drejtohej nga Valentin Selaj iu sekuestruan miliona euro dhe qindra kilogramë kokainë dhe droga të tjera. Sipas të njëjtës mediaje italiane, vetëm në një javë ata qarkullonin 10 kg kokainë brenda qytetit të Firenzes.

Investigimi mbi këtë bandë kishte filluar që në maj të vitit 2015 nga Prokuroria e Firenzes dhe në momentin e vënies në pranga, bandës iu sekuestruan 4 milionë euro. Por operacioni vazhdoi me sekuestrimin në Lezhë të pasurisë në para, si dhe disa bizneseve, hoteleve, restoranteve e makinave luksoze, që i përkisnin një grupi ku bënte pjesë edhe Valentin Selaj.

Grupi në fjalë ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa operacioni “Forca e Ligjit”, i sekuestroi pak kohë pas arrestimit dhe një pasuri prej 1.4 milionë eurosh. Mësohet se ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme: 7 ambiente biznesi me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant; 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila); 4 parcela tokë arë me sipërfaqe totale rreth 22900 m2 dhe 9 automjete luksoze. Lind pyetja, a do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën jetë luksi si më parë çifti i ribashkuar?  /Panorama plus