Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa mban nnjë qëndrim mjaft të ashpër ndaj Presidenti Ilir Meta.
Tarifa shprehet se Ilir Metën nuk e njeh si Presidentin e Republikës së Shqipërisë.
“Mund të jetë çdo gjë, por jo fjala e një presidenti. Nuk ka asgjë presidenciale aty. Ai nuk është president. Madje unë e kam të vështirë që të flas për të, sepse disa muaj më parë, unë publikisht kam shpallur me një letër që i kam dërguar atij, që ‘unë nuk të njoh më, si presidentin e vendit tim’.
Ka qenë një vendim jo i lehtë për tu marrë sepse Ilir Meta ka qenë kryeministri i qeverisë socialiste që më ka emëruar në Ëashington ambasador.”, u shpreh Tarifa për emisionin ‘Spotlight’.
Akuzat e Tarifës ndaj Metës ishin mjaft të forta deri në përfshirje në korrupsion.
Për diplomatin, vjedhja në sistemin tonë nisi nga qeveria ‘Meta’.
“Dikur, është bërë një dokumentar është treguar vilë e tyre në ‘Gjirin e Lalëzit’. Jam bërë kurioz… një vilë luksoze, që milionerë nuk e kanë në SHBA, apo vende të tjera dhe me idiotësinë më të madhe, gruaja e tij, i tregonte gazetares se sa ka kushtuar seti i lugëve, pjatave… 30 mijë dollarë… 40 mijë dollarë… Dhe kur shqiptari e sheh, habitet. Si i kanë bërë këta njerëz këto para?
Kaq do mjaftonte që ky njeri të quhej i dyshimtë, i korruptuar. Unë di që vjedhja në sistemin tonë, filloi me Ilir Metën, filloi nga qeveria e tij me tenderat që u dhanë dhe urdhrat ekzekutivë.”, u shpreh Tarifa.