Analisti Frrok Çupi u shpreh sot në emisionin ‘Breaking’ se të gjithë pasardhësit e viktimave në PD vazhdojnë të qëndrojnë aty.
Frrok Çupi u pyet nga moderatorja e emisionit në lidhje me prezencën e djalit të Sokol Olldashit në “Foltoren” e të rinjve në Tiranë.
Çupi u shpreh se ky është një fakt i zakonshëm i cili trajtohet edhe nga psikologët dhe krejt natyral, viktimat e xhelatëve, rrinë me xhelatët.
“Mafiozët e mëdhenj kanë pas tyre fëmijët e kolonelëve që ua kanë vrarë babain. Në PD janë disa persona që nuk lëvizin kurrë nga PD, si fëmijët e Azem Hajdarit, djali i Ali Spahis, të gjithë fëmijët dhe dhëndurët e viktimave në PD.
Pasardhësit e të vrarëve në luftën e mafies janë aty. Kjo është trajtuar edhe nga psikologët. Viktima mbetet adhurues i xhelatit.”- tha Çupi.