Nëpunësit e administratës ruse do ta kenë të ndaluar që të vizitojnë vendin tonë gjatë këtij sezoni turistik.
Lajmin e ka raportuar ditën e sotme një prej portaleve më të rëndësishme turistikë në Federatën Ruse, e quajtur “TourDom” ose “Shtëpia e Tureve” (tourdom.ru).
Zyrtarisht, një vendim i tillë është justifikuar me faktin që vendi ynë, në unison me vendet e tjera të BE-së dhe me vendet anëtare të NATO-s, ka shpallur sanksione ekonomike kundër Rusisë.
Pavarësisht kësaj, masa e marrë nga Moska zyrtare nuk ka shënjestruar njësoj të gjithë vendet e BE-së dhe të NATO-s, duke goditur në mënyrë selektive Shqipërinë, provë kjo e qartë për fushatën anti-shqiptare të sponsorizuar nga Kremlini.
Ndërkohë, fushata anti-shqiptare vazhdon të jetë e ndezur edhe në mediat ruse.
Ditën e sotme, makineria e propagandës zyrtare të Kremlinit, “Russia Today” publikoi një shkrim dedikuar problematikës së drogës në vendin tonë, duke përdorur të njëjtat teza të propaganduar në retorikën e saj edhe nga ana e opozitës shqiptare.
http://www.lexo.al/makina-e-propagandes-ruse-ne-sintoni-te-plote-me-pd-russia-today-ben-cope-shqiperine/
Deklaratat e Bashës gjejnë gjithashtu shpesh pasqyrim në mediat ruse. “Atje gjeni vetëm vrasje”, ishte pak kohë më parë titulli i një artikulli, në të cilin citohej lideri i opozitës. http://www.lexo.al/mediat-ruse-citojne-bashen-atje-gjeni-vetem-vrasje-shqiperia-nje-vend-mafioz/
E gjithë kjo fushatë pritet të largojë rusët nga Shqipëria gjatë këtij sezoni turistik, duke shkaktuar potencialisht një dëm prej dhjëtëra milionë euro ekonomisë shqiptare.