osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vijon furtuna në diplomacinë shqiptare: 50 diplomatë të shkarkuar dhe transferuar, gjysma e pasaportave diplomatike të pavlefshme!

Vijon furtuna në diplomacinë shqiptare: 50 diplomatë të shkarkuar dhe transferuar, gjysma e pasaportave diplomatike të pavlefshme!

Duket se furtuna në diplomaci nuk po ndalet. Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë një deklarate për mediat, u shpreh se mbi 50 diplomatë shqiptarë në botë do të largohen ose do të transferohen, në kuadër të vazhdimit të reformimit të diplomacisë drejt një shërbimi më cilësor.

“Sot komunikoj para jush largimin nga detyra, ndryshimin e funksioneve në detyrë apo transferimin e menjëhershëm të angazhimeve aktuale për më tepër se 50 diplomatë shqiptarë. Shqipëria nuk meriton asgjë më pak se meritokraci në institucione, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci”, tha Cakaj. Ministri i Jashtëm në detyrë deklaroi gjithashtu se 80 për qind e stafit të konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë do të ndryshojnë.

“Lidhur me këtë parim elementar që udhëheq gjithë ndërmarrjen tonë, komunikoj se 80 për qind e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë nëpër botë nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshohen rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve”, u shpreh Gent Cakaj. Ministri i Jashtëm dha edhe lajmin se mbi 50% e pasaportave diplomatike dhe pasaportave të shërbimit do të shpallen të pavlefshme.

“Këtu, ndaj me ju faktin se tashmë reforma e pasaportës diplomatike dhe të Shërbimit ka hyrë në fazën përfundimtare. Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, mbi 50% e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit do të shpallen të pavlefshme dhe do të jenë jashtë funksionit. Këtu kujtoj, për të gjithë ju, se numri i pasaportave diplomatike të Shqipërisë dhe numri i pasaportave të shërbimit të Shqipërisë shkon mbi 2500 dhe kjo është jo vetëm në norma të papranueshme, por në fakt, është një praktikë e pabesueshme.

Dhe kjo, do të marrë fund që nga java e ardhshme”, tha Cakaj. Ministri në detyrë foli për ndryshim të mentalitetit të gabuar të shërbimit ndaj qytetarëve. “Fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarë nuk do të përballohet më as me dembelinë personale, as me inercinë e rutinës ditore, e as me arrogancën e epërsisë institucionale”, u shpreh Cakaj.