Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali theksoi se Policia e Shtetit po sulmohet nga deputetë më “Range Rover” që vijnë i godasin edhe më pas ikin.
“Ne i marrim pak ngadalë veprimet, mendoj se duhet të kishim vepruar më shpejtë. Unë besoj se për ata që bllokojnë rrugët duhet të kishim vepruar më shpejtë.
Sepse nuk mundet që ne të shohim të njëjtat skena të dhunës njerëz që dhunojnë policët dhe policinë e shtetit, të cilët kryejnë një funksion për mbrojtjen e sigurisë qytetare dhe paguhen me një rrogë modeste dhe detyrohen që të durojnë deputetë që vijnë me Range Rover dhe godasin policët dhe ikin në punë të tyre, ose nxisin njerëz të tjetër që të godasin Policinë e Shtetit”, tha ajo në Ora News.