Jo pak herë është aluduar nga ndjekësit për favorizim të Olta Gixharit nga produksioni në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Kjo pasi aktorja nuk është penalizuar për thyerjet e rregullave që ka bërë disa herë e më pas kanë qarkulluar fjalë se ajo ka patur ndikim në eleminimet e banorëve. Një gjë e tillë ndodhi me Efin e mesa duket ka ndodhur edhe me Kiarën.
Pak më parë në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku padashur produksioni ka hapur audion e dhomës së rrëfimit që ndodhej Olta, ndërsa pamja po shfaqte vajzat në dhomën e rrëfimit.
Në audio dëgjohet dikush nga produksioni tek e pyet Oltën pas largimit të Kiarës nëse është e kënaqur. Kujtojmë se përsa i përket Efit, Olta e kishte shprehur disa herë nëpër shtëpi se do të donte që ajo të eleminohej, në mënyrë që loja e Luizit të dobësohej.
Dhe kështu ndodhi, Dea nxorri në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin duke u larguar kjo e fundit edhe pse shumica e publikut dëshironin largimin e Kiarës