Në lap-topin e Dritan Priftit, ekspertët gjetën një tjetër video, teksa po gjurmonin rreth videoskandalit të Ilir Metës, me bllokun e pazarit në dorë, në zyrën e ministrit të Ekonomisë. Në video shfaqeshin Dritan Prifti dhe ish-zëvendësi i tij, Leonard Beqiraj, duke ndarë 70 mijë euro në shtëpinë e tij. Meta, për t’u hakmarrë ndaj Prifit e publikoi videon.
Por, videoja u censurua, duke iu hequr ca pjesë, pasi Prifti dhe Beqiraj, flinin për pazaret e Metës. Ky i fundit, për të shmangur një tjetër përballje me drejtësinë, hoqi ato pjesë që i rëndonin pozitat. Edhe prokuroria dhe gjykatat, duke qenë në duar e Berishës dhe Metës, nuk e shqyrtuan videon e plotë.
Megjithatë, bisedat e hequra ranë në duart e ambasadave dhe disa mediave. Sot nuk dihet nëse videoja është e plotë në dosjet e prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë apo është zhdukur, por me ngritjen e drejtësisë së re, Ilir Meta mund të merret nën hetim.
Gjatë bashkëbisedimit me zëvendësin e tij, në një moment, Dritan Prifti shprehet se Ilir Meta kërkon 100 deri në 200 mijë euro në ditë, si formë apo tarife për dhënien e koncesioneve të ndryshme. Madje Prifti mendon të shesë shtëpinë për të plotësuar kërkesat e Metës për para. “Do përditë o vëlla, përditë nga 100 mijë euro, nga 200 mijë euro. Ku ti gjejmë! I bie me shit shtëpinë pastaj!”, thekson Prifti në video.
-Prifti: S’kam ça i bëj më, s’kam mundësi.
-Beqiri: Nuk është kjo rruga, me dëgjo mua.
-Prifti: Po t’i thashë o burrë.
-Beqiri: Po pse ça të ka thënë?
-Prifti: Do përditë o vëlla, përditë nga 100 mijë euro, nga 200 mijë euro.
-Beqiri: Jo o burrë, është shumë.
-Prifti: Po… ne, ne, ku ti gjejmë! I bie me shit shtëpinë pastaj!
Gjatë bashkëbisedimit, Prifti i shpreh shqetësimin e thellë Leonard Beqiraj për kërkesat e paligjshme të Metës për shuma të mëdha parash. Të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat janë urdhëruar të përfshihen në afera të ndryshme për të “votuar” tek kryetari i partisë. Meta të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe me ministritë e tjera, të cilat drejtohet nga njerëzit e tij, kur qeverisjte me Sali Berishën dhe më pas me Edi Ramën. Këtë proces vjedhjeje e ka drejtuar bashkë me Monika Kryemadhin. Nuk është rastësi që gati 80 % të drejtorëve të arrestuar dhe dënuar për korrupsionin janë të LSI. Ata duhet të ‘punonin’ si fillim për të plotësuar kuotën mujore për Monikën dhe Metën, dhe pastaj për vete./Pamfleti
Biseda e Metës me bllok në dorë
Meta – Çfarë thotë puna?
Prifti – Mirë!
Meta – Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, ne e telefonit!
Prifti – Po jo mo, i’a çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je.
Meta – Të mos … Ke një zakon të keq që mendon se njerëzve mund t’u besh edhe me nge, mua mu bë si presion, por është e kotë.
Prifti – … ishte tek unë një ditë më përpara.
Meta – Ai tha ca gjëra që të qëndrojnë. Ka ndonjë problem?
Prifti – Po, jo çfarë problemi të ketë.
Meta – Pse të bëhesh? E vë re që shpesh herë me njerëzit…, çfarë të keqe ka?
Prifti – S’ka të keqe mor burrë. Ç’të keqe ka?!
Meta – Më mori Turi mua, jo më mori Turi, jo më tha kështu, jo më tha ashtu.
Prifti – … nuk ka diplome, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër!
Meta – Po përse ta solla unë? Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e atij, apo jo? Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari k… .
Prifti – Po varja!
Meta – Çfarë të keqe ka?
Prifti – Jo, të keqe nuk ka.
(Vjen sekretarja, shërben ujin)
Meta – I gjen një zgjidhje.
Prifti – Për kë?
Meta – Tur Hajdarin
Prifti – Turin, ëhë.
Meta – Turi Hajdarin, e para
Meta – E dyta, me Lushnjën unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam pasur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë…
Prifti – Pa diskutim që do ta bëjmë!
Meta – E treta …
Prifti – Këtë me kontratë do ta vëmë?
Meta – Me letra
Meta – E treta, me Albpetrolin çfarë do të bësh? -Për Bekimin si do ta zgjidhësh?
Prifti – Do ta zgjidh, mos ki merak!
Meta – Zgjidhe pra!
Prifti – Ose, ndoshta të bisedoj dhe një herë me Armon, do ta anuloj të parën …
Meta – Po mirë, anulloje, pse s’e bën?Anulloje!
Meta – Gjeje!
Prifti – Po te flas dhe një herë me Armon
Meta – Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra!
Meta – Tani per punën e hidrocentralit të Gimit.
Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti o ku e di unë etj, etj
Meta – Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%. Nuk e di se çfarë bëre me atë të
Prifti – Nëse ju mendoni …
Prifti – Këtu ka një problem
Meta – Këtu nuk ka problem sepse ata e kanë fituar .Ata le ta ndjekin këtë çështje, nëse e fitojnë ata, ta marrin ata
Meta – Ata e kanë fituar, le ta ndjekin këtë çështje.
Prifti – T’ua jap tenderin pa mbaruar punë ata?
Meta – Ajo është punë e mbaruar! Ata, po qe se e fitojnë ata të tjerët më vonë, le ta marrin ata.
Meta – Këtë problem a kam analizuar, e kam të …
Prifti – Unë di që në Apel e kanë fituar, apo jo?
Meta – E kanë fituar në Apel?
Prifti – Këta e kanë humbur në shkallë të parë, e kanë fituar në të dytën. Tani është në Gjykatën e Lartë
Meta – Absolutisht po, Apeli është i formës së prerë, ti mund ta zbatosh, do ta çojnë më tej. Ata le ta çojnë, por prapë mbyllet, do të flas unë me Shpresën, i kam marrëdhëniet shumë mirë, i çova vajzën në ambasadë.
Prifti – Po u them çunave këtu.
Meta – Gimi më tha mua, nga ana ime 700
Prifti – Të më çojnë një letër zyrtare, të më thonë Zoti Prifti, ne e kemi fituar Apelin, ky është vendimi, kështu që zotëri vazhdoni vendimin.
Meta – Alo Gimi, si kalove mire? Jam këtu me zotin Dritan, foli pak këtu Dritanit
(ia kalon celularin Priftit)
Prifti – Po, çfarë bëre? Duhet të më dërgosh në protokoll ti mua, një letër, jo ti po ata që janë firmat, po nuk e kanë sjellë me protokoll
Meta – Po le ta bëjnë prapë
Prifti – Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkëngjisin vendimin e Apelit. Mirë? Dhe ma dërgo që sot! Po dërgoje me protokoll duke mu drejtuar mua si ministër.
Meta – Jo, jo, është … . Probleme të ndryshme, por emrin im dhe … prandaj them që duhet bërë
Prifti – E mbyllëm atë muhabet
Meta – Nuk kundërshtoj, nuk kundërshtoj.
Meta – Bisedova edhe me doktorin edhe për një javë do ta mbyllim. Kupton?
Prifti – Këtë e di!
Meta – Duhet me pas shume kujdes…se Prokuroria e hap … me pas në dy, tre veta pjesa tjetër, sa më pak.
Meta – Për këtë (hidrocentralin) mbaroje sot që të jenë gati
Prifti – Sot.
Meta – Janë gati!