Një tërmet me magnitudë 7.8 ka goditur brigjet e Japonisë qendrore-perëndimore, duke shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur.
Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për cunami pasi valët më të larta se një metër goditën tashmë disa zona, por kërcënimi “ka kaluar kryesisht”, tha Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor me bazë në Hawaii. Tërmetit të fortë i ka paraprirë një goditje e parë me magnitudë 5.5 ballë në të njëjtën zonë.
Disa shtëpi dhe shtylla elektrike u shembën dhe rreth 33,500 shtëpi mbetën pa energji elektrike. Autoritetet e Koresë së Jugut kanë lëshuar gjithashtu një paralajmërim për cunami në Detin Lindor. Autoritetet japoneze kanë urdhëruar popullsinë që të evakuojë zonën e goditur nga tërmeti i dhunshëm.
Video: