Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur dy ditë në Kuvend për të dhënë dëshminë në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.
Por, për shkak të kërkesave të opozitës dhe debateve me Partinë Socialiste, ish-ministri ende nuk ka dhënë dëshminë. Në një video të siguruar nga Report Tv, dallohet teksa Beqaj pret në korridorin e Kuvendit me duar në xhepa pas mesnate.
Madje, ish-ministri ka porositur edhe një kafe për t’i ‘rezistuar’ orëve të gjata në Kuvend. Sot Beqaj ka mbërritur në Kuvend prej orës 10:30.