Presidenti i Ukrainës, Volodim Zelenski, nuk ka vonuar të bëjë komentet e para të mbledhjes dramatike të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është kthyer në një gjyq global kundër Rusisë.
Kjo seancë po drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka pasur një përplasje me diplomatin rus në OKB.
Zelensky, në një postim në faqen e tij në rrjetin X(twitter), shkruan: “I dashur Edi Rama, sot në KS të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj.
Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”.
Këtë e shoqëron edhe me videon përkatëse.
https://twitter.com/i/status/1704525996076994978