Një i ri shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Bari, Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin e Coratos, në orën 22:30 të mbrëmjes, kur ai ishte i mbushur plot me njerëz.
Mediat italianë kanë zbardhur edhe identitetin e shqiptarit të vrarë.
Nga të dhënat e para mësohet se ai është identifikuar si Viktor Picaku, 24 vjeç.
Sipas policisë, i riu nuk ka qenë i skeduar, ndërsa autorë janë dy persona që po udhëtonin me një motor.
Ata e kanë ndjekur të riun shqiptar dhe e kanë qëlluar nga mbrapa.
24-vjeçari është qëlluar me plumb në kokë e kraharor, duke humbur jetën në vend.
Edhe pse është ndërhyrë shpejt nga ana e mjekëve dhe policisë, sërish shqiptari nuk ka shpëtuar dot.
Ngjarja ka sjellë panik tek njerëzit të cilët kishin populluar sheshin në atë orë të mbrëmjes.