Skandalet e Presidenti Ilir Meta duket se nuk kanë fund. Pas bllokut 700 mijë eurosh, akuzave të Tom Doshit se donte ta e.liminonte, apo skandalit të aferës CEZ-DIA, së fundmi kanë nisur akuzat dhe se ka trukuar zgjedhjet.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka deklaruar se si Meta i kërkonte një biznesmeni 200 mijë euro për fushatë në zgjedhjet e 2009. Sipas burimeve, ky biznesmen ishte ish-kreu i DIA, Kastriot Ismailaj dhe akuzat e gazetarit janë konfirmuar dhe nga gruaja e Ismailajt, Vojsava Ismailaj.
Pak kohë më parë, ajo ka dhënë një intervistë si dëshmitare e aferës CEZ-DIA, ku avokati Romeo Kara ka publikuar video intervistën e bashkëbisedimit të Vojsavës me gazetarin Fatos Mahmutaj, e cila bën deklaratë të bujshme dhe flet për marrëdhëniet e bashkëshortit të saj Kastriot Ismailaj, me emra të lartë të politikës shqiptare.
Videot janë një bashkëbisedim bruto, dhe në këtë bashkëbisedim, znj. Ismailaj deklaron se kërkon hetim të plotë për aferën CEZ-DIA dhe sipas saj Prokuroria dhe gjykatat aktuale nuk janë të pavarura.
Znj. Ismailaj përmend miqësinë e afërt të familjes së Presidenit Ilir Meta me Kastriot Ismailaj, ndërkohë që ka deklaruar se i shoqi i saj ka qenë ai që ka kryer kontaktet me kompaninë CEZ me kërkesë të Ilir Metës.
Vojsava thekson gjithashtu, se i shoqi ka financuar disa herë fushatat elektorale dhe është përdorur nga politika për lidhjet e tij. Ndërkaq përmend edhe Kryeprokurorin Adriatik Llalla në intervistën e saj, ku thekson se i biri i Prokurorit të Përgjithshëm i ka thënë djalit të Kastriotit e Vojsava Ismailajt, që janë në një klasë, se “babi im do ta dënojë babin tat”.