Armando Broja është aktivizuar vetëm në minutën e 87 të takimit në ndeshjen e Chelsea kundër Brighton.
Sulmuesi shqiptar është shfaqur i rrezikshëm në minutën e 90 teksa u nis si një “raketë” me hapin e tij të zakonshëm, anormal, teksa nga mesfusha nisi rrugëtimin drejt portës kundërshtare.
Teksa i la qartë “targën” mbrojtësit të fundit në atë kundërsulm, vrapin e Brojës e ndaloi vetëm anësori duke akorduar pozicion jashtë loje.
Megjithatë në Angli të gjithë po qeshin me këtë rast pasi Armando Broja ndodhej ende në gjysmëfushën e Chelsea kur i mbërriti pasimi nga shoku i ekipit. Ndoshta edhe nga hapat e mëdhenj dhe shpejtësia e Brojës, bashkuar me pasimin e marrë, anësori ka bërë një gabim trashanik.