Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga transformimi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugorë (DRSHTRR) në Laç,
Nga një godinë që përmbytej gjithmonë, ajo po kthehet në një ndërtesë me standarde europiane.
“Për shkak të shirave dhe motit të keq DRSHTRR është përmbytur herë pas here duke rrezikuar godinën, kushtet e punës, sallat e shërbimit dhe arkivat. DRSHTR, investim i ri!
Rehabilitim i të gjithë territorit, përfshirë edhe rrugën hyrëse. Zgjidhje përfundimtare e problemit të përmbytjes duke krijuar rrjetin inxhenerik, drenazhim dhe sigurim të rrethimit.
Ndërtim i ri me strandarte dhe cilësi të lartë, sisteme sigurie, ndriçim oborri. Arkiv e re për ruajtjen optimale të dokumenteve. Sallë e re e regjistrimit dhe e drejtuesve të mjeteve.
Sallë e re e testimit me të gjithë elementët e monitorimit të testimit teorik. Kapanoni i Kontrollit Fizik e Konstruktiv. Mobilim dhe pajisje të reja.
Rrjete te reja elektrike, informatike dhe inxhinierike. Sistem kondicionimi dhe ventilimi.
Ribrandim dhe unifikim i veshjes strukturore të fasadës në përputhje me imazhin e ri. Me punë dhe vullnet”, shkruan Rama.