Dy persona humbën jetën ndërsa një tjetër u plagos pasi dy makina u përplasën në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit paraditen e sotme.
Njëra nga makinat ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 personat që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Polici e Tiranës jep informacionin e parë lidhur me ngjarjen. Njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.
Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.