Derbi Partizani – Tirana u shoqërua me përplasje mes tifozerive nëpër rrugët e Tiranës mbrëmjen e 19 tetorit 2023.
Dy grupet e tifozëve janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar kaos e rrëmujë. U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur degradimin e situatës, ndërsa ka pasur dhe ndalimin e disa tifozave.
Nga videot përplasjet e tifozave kanë ndodhur jo shumë larg ambienteve të stadiumit “Air Albania” ku u luajt ndeshja Partizani – Tirana dhe që përfundoi 2 -1, por dhe në rrugën afër kryesisë së Kuvendit.
Nëpër rrjete social ku u publikua kaosi dhe ndërhyrja e policisë. Në video duket dhe momenti kur disa nga tifozët ndalohen.