Shkrimtarja dhe ish-kandidatja për deputete e “Forza Italia”, Alessandra Cantini ka ngritur fustanin dhe ka nxjerrë të pasmet në transmetim live, për të konsfirmuar thashethemet se ajo “nuk vesh të brendshme”.
Ndërsa Cantini ishte ftuar në “Rete 4” për të folur mbi librin e saj “Fuqia e vaginës”, Iva Zanicchi e provokoi duke i thënë se njerëzit flisnin se ajo nuk vishte të brendshme:
“Këtu të gjithë thonë se ju nuk vishni të brendshme. Nëse jeni vërtet një grua e guximshme…”
Cantini u ngrit në këmbë dhe ktheu të pasmet nga kamera.
Moderatori Chiambretti u përpoq ta mbulonte.
“A po talleni me mua? Do të më mbyllin. Është një skenë e tmerrshme”, iu drejtua ai.
Por Cantini nuk ndalej.