Një tërmet i fuqishëm ka goditur qytetin japonez të Osakës këtë të hënë.
BBC raporton se tre persona kanë humbur jetën, ndërsa dyshohet për mjaft të tjerë të plagosur. Tërmeti ka qenë me magnitudë 6.1 ballë dhe goditi qytetin gjatë orëve të para, duke shkaktur frikë dhe panik te banorët.
Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare duket qartë forca goditëse e tërmetit teksa lëkund ndërtesat. Japonia është vendi më i prekur prej tërmeteve.