Pasditen e 5 marsit Princ Leka pretendon se është sulmuar nga ish-bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Sipas Princit, ai ka shkuar për të takuar vajzën që jeton ne oborrin mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhunë fizike me sende të forta ndaj tij.
Sakaq, Gjergj Zaharia shprehet se ai është në moshë dhe nuk mundet që të të dhunojë Princin, pasi ai është dy metra. Ka qenë Princ Leka që ka shpërndarë për mediat pamjet kur është sulmuar nga aktorja Elia Zaharia, e cila pretendon se ish-bashkëshorti i saj i ka dhunuar babain. Në video dëgjohet se aktorja akuzon Princin se është me 4-ër klasë shkollë dhe ka gënjyer me diplomat e tij.
Për të parë videon kliko linkun në titull: