PSG dhe ekipi më i mirë i Riadit janë duke e ndeshur me njëri-tjetrin në një takim miqësor në Arabinë Saudite. Mbape ka mundësinë të luajë përballë idhullit të tij, Ronaldos, i cili është imazhi kryesor i skuadrës arabe. Ylli portugez mori një goditje në fytyrë, e cila i la më pas një shenjë në faqe.
Pas këtij momenti Mbape shkon ta shohë nga afër gjendjen e 5 herë fituesit të Topit të Artë dhe mes tyre janë shkëmbyer disa fjalë dhe buzëqeshje. Fytyrat e tyre tregonin qartë ndjesinë pozitive që kishin ndaj njëri-tjetrit.