Një i pandehur ka sulmuar në sallën e gjyqit dëshmitarin me një stilolaps. Ai arrin që të largohet dhe të futet në një cep të sallës së gjyqit për të shmangur agresorin Siale Angilau.
Për fat të mirë dëshmitari nuk u dëmtua. Ngjarja ka ndodhur më 21 prill 2014 por videon është publikuar vetëm tani për të hedhur dritë mbi ngjarjen, pasi familja e 25-vjeçarit kërkon drejtësi. I gjithë incidenti zgjat rreth 24 sekonda.
Video tregon anëtarin e një bande kriminale që ngrihet papritmas nga vendi ku ishte ulur, merr një stilolaps dhe vrapon drejt dëshmitarit për ta vrarë.
Nga ana tjetër familja e 25 vjeçarit ka hedhur në gjyq marshallin për përdorim force të tepruar. Sipas tyre nuk ishte e nevojshme që ta vrisnin për shkak se në momentin që u qëllua dëshmitari ishte larguar dhe nuk kishte rrezik për të.