Një delegacioni i peshëngritjes shqiptare ka shkuar në Bonjë Hercegovinë për një aktivitet që do të zhvillohej atje, por janë sulmuar me thikë.
Ngjarja është bërë e ditur nga vetë Federata Shqiptare e Peshëngritjes ku kanë publikuar videon e incidentit si edhe kanë publikuar emrat e agresorëve me arsyet.
“Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi.
Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje. Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë.
Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij.
Bëjmë me dije opinionin publik se këto video do të paraqiten ditën e hënë në Prokurori dhe u kërkojmë organeve të drejtësisë të marrë masa për sa i përket kësaj çështjeje tejet serioze.
Këta njerëz dhunues, të inkriminuar dhe dashakeqë të heqin duart nga sporti dhe vendi ynë”, shkruhet në deklaratën e Federatës.