Studentët e Fakultetit te Drejtesise shprehen masivisht pro zhvillimit të mësimit në auditore dhe kundër bllokimit nga një grup i vogël të rinjsh të lidhura me forumet politike.
Ne nje preononcim per Agjensine Telegrafike Shqiptare, studentet e Drejtesise shprehen se jane aty per te zhvilluar mesim, por, nje grup i vogel studentesh, per arsye politike kane bllokuar edhe mesimin, edhe vazhdimin normal te procedurave nga studentet qe perfitojne bursa, pergjysmim tafirash etj.
Studentet shprehen se qe pas viti te ri, studentet jane per mesim, por kur vijne e shohin qe eshte bllokuar, ikin serish.
Nje studente e Drejtesise shprehet se ata jane aty per te zhvilluar mesim, sepse jane ne vitin e 3-te dhe nuk duan te humbin vitin dhe te kene kosto te tjera.
Ajo shprehet se per sa kohe ata qe kane bllokuar fakultetin (dhe per çudi nuk lejojne as kamerat, as studente qe nuk i njohin te futen brenda) jane maksimumi 50 veta nderkohe qe ata qe duan mesim jane gjithe pjesa tjeter. Thene kete, studentja shprehet se ”fakulteti duhet te hapet.”
Me tej ajo thekson se studentet e fakultetit po fismosin nje peticion per te nisur mesimin, ku ne pak ore jane hedhe mbi 200 firma nga studentet qe duan mesim.
Ajo u shpreh se ”jane nje grup i vogel studentesh qe jane ngujuar e nuk lejojne askend te futet brenda, nderkohe qe jashte jane gjithe studentet e tjere qe duan te zhvillojne mesim, por kur shohin qe eshte bllokuar hyrja, ose ikin ne kafe, ose ne shtepi. Pjesa me e madhe kane ikur neper rrethe duke pare se nuk lejohen te zhvillojne mesim”.
Pikerisht per ti dhene fund ketij bllokimi, studentet e Drejtesise kane nisur nje peticion ku secili shkruan emer mbiemer dhe firmos, qe te filloje normalisht procesi mesimor per te mos humbur me ore qe do te zevendesohen ne vere, apo me keq akoma, per te mos humbur vitin akademik i cili do te kishte kosto te larta per te gjithe ata.