Në kuadër të 1 Qershorit programi i ditës së sotme “Rudina”, ka nisur ndryshe.
Moderatorja Rudina Magjistari për herë të parë ka publikuar një foto të saj kur ishte vetëm 4 vjeç. E veshur me një fustan klasik të kohës dhe me flokët bishtaleca, moderatorja duket mjaft e lumtur.
“Kjo datë ne të rriturve na sjellë kujtime pa fund nga fëmijëria. Në këtë ditë duket sikur gjithsecili prej nesh kthehet pak në fëmijë. Unë do të doja që pikërisht sot të ndaja me ju një foto të fëmijërisë time. Kam qenë rreth moshës 4-vjeç, e publikoj për herë të parë dhe ju përshëndes të gjithëve dhe ju uroj gëzuar 1 Qershorin”, tha moderatorja.
Gjatë emisionit Magjistari po ashtu solli përmes një inserti foto nga fëmijëria të personazheve më të njohur shqiptarë. Për të parë se si dukeshin ata ndiqni videon.