Një ngjarje skandaloze dhe e turpshme ndodhi në stadiumin ‘Epet Arena’ në Pragë aty ku Çekia dhe Shqipëria u përballën në kuadër të grupit B1 në Nations League.
Tifozët vendas, në mënyrë të turpshme, kishin shpalosur hartën e Kosovës nën flamurin serb si dhe kishin përdhosur atë shqiptar. Një ngjarje skandaloze e cila është e përsëritur ku sërish UEFA nuk merr masa duke bërë një ‘sy qorr’.
Në fundin e pjesës së parë, tifozët shqiptarë janë afruar në tribunën e ultrasve çekë duke tentuar përleshjen fizike. Shumë forca policie u vendosën mes dy turmave ku gjuajtjet me sende nga larg nuk munguan.
Flamujt shqiptar që ishin kthyer kokëposhtë janë larguar nga tribuna, por ai i hartës së Kosovës nën ngjyrat e serbisë vijon ende.