jë ngjarje e turpshme ka ndodhur mesditën e djeshme (14 shkurt), ku një 40 vjeçar i identifikuar si Durim Koçi ka dhunuar brutalisht një moshuar që punonte si roje në shkollën 9 vjeçare “Qamil Guranjaku”.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, 40 vjeçari ka goditur me grushte 70 vjeçarin gjatë kohës që ky i fundit ishte në orarin e punës si roje i shkollës 9 vjeçare.
Policia pasi mori kallëzimin nga i moshuari që u dhunua, shoqëroi agresorin në polici por e liroi duke e konsideruar dhunën ndaj 70 vjeçarit si “një shuplakë”. Për pasojë ndaj Durim Koçit ka nisur thjesht një procedim në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë”- thuhet në njoftimin e policisë.
Për këtë ngjarje pritet që të nesërmen rreth orës 16:30 të bëhet një mbledhje me prindërit të cilët do të bëjnë thirrje që organet ligjzbatuese ta shohin me seriozitet dhe të parandalojnë ngjarje të tilla pranë shkollave.