Gjesti skandaloz dhe aspak i hijshëm nga kamarieri i një restoranti të Shqipërisë, i cili pështyn pjatën e një klienti po bën xhiron e rrjetit.
Në video, shfaqet kamarieri duke mbajtur pjatën e përgatitur dhe duke thënë “karpaço me salmon do ta hajë një ministër që ndodhet në restorant”, dhe nis ta pështyjë. Ai në video ka shtuat se të njëjtën gjë do të bëjë me të gjithë politikanët që do të shkojnë te ai restorant.
“Ky është karpacoja e salmonit për darkë që do ia çoj klientit tani. (ptu ptu). Kështu do ta bëj edhe ty kur të vish more bir k*** ju q*** kina nonën, more b***q***, ja ku e karpaçon e salmonit ta hajë ministri (ptu ptu)”, dëgjohet të thotë ai në video.
Një veprim i dënueshëm tregon se përveçse nuk respekton punën e tij dhe klientin, është një gjest aspak njerëzor dhe i paperceptueshëm për njerëzit me logjikë të shëndoshë.
Në vend të atij klienti që , kamarieri në fjalë pretendon se është ministër, mund të ishim të gjithë një ditë, madje edhe ai vetë nëse do të ulej në një restorant si klient. Ky është një skandal i madh por duke qenë se kamarieri identifikohet lehtësisht në video oragnet përkatëse kanë detyrimin të marrin masa për ketë rast skandaloz.