Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi lënde narkotike e cila kapte vlerën e 10 kilogramëve e llojit heroinë.
Mësohet se droga kishte destinacion Italinë, lënda narkotike po transportohej me kamion, në tragetin e linjës Durrës-Ankona.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare e Portit Durrës godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.
Sekuestrohen rreth 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Gjetja e lëndës narkotike gjatë kontrollit në vijë të dytë nga Policia Kufitare.
Kontrolli i imtësishëm mbi bazën e informacioneve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me DVP.Durrës dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese.
Me datë 11.02.2018, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionave rezultoi se:
Në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë.
Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.
Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.
Video: